Real Madrid, Barcelona dhe Sevilla kanë mësuar kundërshtarët në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.
Pasi Atletico Madridi u eliminua në fazën e grupeve, kanë mbetur vetëm tri skuadra spanjolle.
Në raundin e 16 më të mirave, Real Madridi do ta ketë për kundërshtarë PSG-në, Chelsea do të përballet me Barcelonën, ndërsa Sevilla do të luajë me Manchester Unitedin.
Për herë të parë në katër vitet e fundit hegjemonia që kanë krijuar skuadrat spanjolle në këtë garë është vënë në pikëpyetje.
Në këtë periudhë Real Madridi e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, Barcelona një herë, dhe Atletico ka qenë dy herë në finale.
Los Blancos kanë luajtur shtatë herë në gjysmëfinale të garë më prestigjioze në Evropë, ndërsa Barcelona shtatë herë në dhjetë vitet e fundit.
Viti më i keq ka qenë në sezonin 2004/05, kur Barcelona u eliminua nga Chelsea, ndërsa Real Madrid nga Juventusi.
Në pesë vitet e fundit kanë qenë gjithmonë tri skuadra spanjolle në tetë më të mirat. /Telegrafi/
2016/17:
Real Madrid, Barcelona, Atletico dhe Sevilla. Tri kaluan tutje, (Madridi kundër Napolit, Barcelona kundër PSG-së, Atletico kundër Leverkusenit), ndërsa Sevilla (humbi nga Leicester).
2015/16:
Real Madrid, Barcelona dhe Atletico. Të tri kaluan tutje (Real Madrid kundër Romës, Barcelona kundër Arsenalit dhe Atletico kundër PSV-së).
2014/15:
Real Madrid, Barcelona dhe Atletico. Të gjitha kaluan tutje (Real Madrid kundër Schalke 04, Barcelona kundër Manchester Cityt dhe Atletico kundër Leverkusenit).
2013/14:
Barcelona, Atletico dhe Real Madrid. Të gjitha kaluan tutje (Barcelona mposhti Manchester Cityn, Atletico mposhti Milanin dhe Real Madrid fitoi ndaj Schalke 04).
2012/13:
Valencia, Real Madrid, Malaga dhe Barcelona. Tri kaluan tutje (Real Madrid kundër Manchester United, Malaga kundër Porto dhe Barcelona kundër Milan) përveç Valencia, ndaj PSG-së.
2011/12:
Barcelona dhe Real Madrid. Të dyja kaluan tutje, ndaj Leverkusen dhe CSKA.
2010/11:
Valencia, Barcelona dhe Real Madrid. Valencia u mposht nga Schalke 04, por Madrid dhe Barcelona kaluan tutje duke mposhtur Lyonin dhe Arsenal.
2009/10:
Real Madrid, Barcelona dhe Sevilla. Vetëm Barcelona kaloi tutje, duke mposhtur Stuttgartin. Real u eliminua nga Lyon ndërsa Sevilla nga CSKA.
2008/09:
Barcelona, Atletico, Real Madrid dhe Villarreal. Porto eliminoi Atleticon, ndërsa Real Madrid u mposht nga Liverpooli. Barcelona mposhti Lyonin dhe Villarreal fitoi ndaj Panathinaikos)
2007/08:
Real Madrid, Sevilla dhe Barcelona. Roma eliminoi Real Madridin, ndërsa Sevilla humbi nga Fenerbahce. Vetëm Barcelona kaloi tutje, duke mposhtur Celticun.
2006/07:
Real Madrid, Valencia dhe Barcelona. Bayern eliminoi Real Madridin, Barcelona humbi nga Liverpool. Ndërsa Valencia fitoi ndaj Interit.
2005/06:
Real Madrid, Villarreal dhe Barcelona. Arsenal eliminoi Real Madridin, Barcelona fitoi ndaj Chelseat, ndërsa Villarreal fitoi ndaj Rangers.
2004/05:
Real Madrid dhe Barcelona. Të dyja u mposhtën nga Juventus dhe Chelsea.