Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues të Botërorit 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Gazetari Shkumbin Pireva ofron pikëpamjen e tij për shortin, duke thënë se për të Sllovakia ndonëse një kombëtare me përvojë, është një kombëtare e kalueshme për Kosovën.


Ai gjithashtu ka zbuluar edhe kombëtaret të cilat ai kishte shpresur që ‘Dardanët’ t’i shmangeshin.

“Për shortin po besoj që ndoshta më pozitivi i mundshëm. Sidomos për Sllovakinë, ndeshja e parë me Sllovakinë, po besoj që mbi 80% të tifozëve të Kosovës dhe njohësve të sportit, e kanë dashur si kundërshtar Sllovakinë”.



“Pasi që besojmë që deri diku është niveli i barabartë i ekipeve kombëtare. Unë për vete kam qenë kategorikisht kundër të na bie me Uellsin”.

“Uellsin nuk e kam dëshiru si kundërshtar sepse me ekipet ishullore kemi shumë problem, edhe ne edhe Shqipëria”.

“Ekipet që luajnë fizikisht me topa të gjatë, me krosime, na shkaktojnë shumë probleme dhe për këtë nuk e kam dashtë as Uellsin por deri diku edhe Çekisë iu kam frikësu si kundërshtar shkaku i gjatësisë dhe topave të gjatë”, ka thënë mes tjerash Pireva.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app