Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës njofton se e mirëpret rekomandimin e Avokatit të Popullit për adresimin e çështjes së përfshirjes financiare për pensionistët nga ana e bankave komerciale në Kosovë, në ofrimin e shërbimeve të kreditit bankar.
Shoqata thotë se kjo përfshirje është e rëndësishme në mënyrë që të kenë të drejta të barabarta.
Gjithashtu, Banka Qendrore e Kosovës kërkon nga bankat t’u lejojë pensionistëve qasje të barabartë në kredi.
Njoftimi i plotë
Përfshirja financiare është shumë e rëndësishme për shkak të të drejtës gjithëpërfshirëse për qasje në mjetet, shërbimet e produktet financiare për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sektori financiar në Kosovë, sikurse çdo institucion tjetër që ofron shërbime për klientë duhet të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët. Për dallim nga bankat komerciale, sektori i institucioneve financiare jobankare në Kosovë e në veçanti kompanitë “fintech”, sigurojnë qasje në kredi edhe për kategorinë e personave mbi moshën 65 vjeç, përkatësisht kategorinë e pensionistëve.
Ndër anëtarët e SHIFK të licencuar për ofrimin e shërbimit të kredidhënies, kompania Monego ofron përfshirje të plotë financiare duke ofruar kredi edhe për personat deri në moshën 70 vjeç. Megjithëse, ne jemi të vetëdijshëm për dobësinë e kësaj grupmoshe (pensionistët) për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave të tyre, ata duhet të kenë të drejta të barabarta për të aplikuar për kredi. Para lëshimit të kredisë, kompanitë “fintech” kanë një punë me shumë përgjegjësi dhe etikë të lartë ku kryhet analizë serioze e të dhënave të ofruara nga klientët.
Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës kontribuon jashtëzakonisht shumë në promovimin e kredimarrjes së përgjegjshme nga klientët, vlerësimin e kushteve të tyre financiare dhe aftësinë për të përmbushur detyrimet e tyre. Para dhënies së kredisë, nëse ajo aprovohet, çdo anëtar i SHIFK që ofron këtë shërbim financiar do të sigurohet se klientët plotësojnë kriteret përkatëse. Ndërsa, për të siguruar adekuatshmërinë e dhënies së kredisë dhe parandalimin e hyrjes së klientit në detyrime financiare të panevojshme, çdo anëtar i Shoqatës me rastin e aprovimit të kredisë vlerëson aftësinë paguese të klientit, duke kryer të gjitha vlerësimet e nevojshme të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe përdorimit të modelit të caktuar për vlerësimin e riskut kreditor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025