Shoku i skuadrës e shkeli në këmbë, Roma mbetet pa yllin e skuadrës për tre muaj
Roma ka pësuar humbje 1-2 në derbin e mbrëmjes nga Real Betis.
Por përveç humbjes në fushë, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka mbetur edhe pa njërin nga titullarët e rëndësishëm, Zeki Celik.
Mbrojtësi turk e nisi nga minuta e parë ndeshjen, por ai u largua gjatë pjesës së parë pas një lëndimi të pësuar.
Nuk ishte një lëndim nga futbollisti kundërshtar, por nga kapiteni i mbrëmshëm i Romës, Gianluca Mancini.
Qendërmbrojtësi italian e shkeli pa dashje Celikun dhe turku u detyrua të dalë nga fusha.
I zëvendësuar që në minutën e katërt të sfidës mes Romës dhe Betisit, turku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë paradites së sotme, nga ku u konstatua se Celik nuk do të jetë në gjendje të luaj deri në janar.
Një problem tjetër për Mourinhon pasi edhe mbrojtësi tjetër i djathtë Rick Karsdorp është i lënduar dhe në atë pozitë pritet të luaj Nicola Zalewski. /Telegrafi/






























