LAJMI I FUNDIT:

Shokon arkitekti: Tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë objektet e dobëta – Turqia ishte “paralajmëruar” që moti për ndërtimin e tyre

Shokon arkitekti: Tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë objektet e dobëta – Turqia ishte “paralajmëruar” që moti për ndërtimin e tyre

Arkitekti Cameron Sinclair tregoi përmes një videoje në TikTok se tërmeti nuk i vret njerëzit, por këtë e bëjnë ndërtesat e dobëta.

Reagimi i Sinclair i cili është edhe themelues i Institutit Worldchanging vjen pas tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt ku mbetën të vrarë mbi 50 mijë njerëz, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se Turqia është një nga vendet e vetme në botë që ka pasur gabime të përsëritura në ndërtim. Që nga vitet 1930 arkitekti thotë se ata kanë lejuar të ndërtohen objektet ndonëse e dinin se nuk ishin të sigurta dhe të forta.


@nowthis Why was the 7.8-magnitude earthquake in Turkey and Syria so deadly? In the wake of an earthquake that killed more than 50,000 people, architect Cameron Sinclair breaks down how ‘bad buildings’ factored into the staggering death toll. Sinclair, the founder of Worldchanging Institute, recently released a ten-point plan for resilient reconstruction in Turkey and Syria. #turkeyearthquake #syriaearthquake #architecture #rebuilding #news #earthquake #syria #turkey ♬ Eerie and magnificent song(866697) – momonohana

“Ndërtesat nuk janë vetëm lëkurë, duhet të kenë edhe ‘kocka’. Duhet të kesh ‘kocka’ të mira të një ndërtese, dhe kjo do të thotë se duhet të përforcim që mund të përballojë dridhje sizmike”, ka deklaruar ai.

“Ajo që keni parë në disa nga shkatërrimet, nëse shikoni disa nga fotot do të shihni që përforcimi mungon plotësisht. Ata nuk vendosën armaturë çeliku në beton. Me kuptimin e plotë të fjalës ishte një shtëpi letrash, por një shtëpi letrash shumë vdekjeprurëse”, deklaroi eksperti.

Sinclair thotë se kur ndërtohen objektet e forta, në parim me kodet ndërkombëtare të ndërtimit nuk do të kishte fatkeqësi të bëra nga njeriu si rezultat i asaj natyrores.

“Ndërtesat tona supozohet se duhet të qëndrojnë për të paktën 100 vjet. Mendoj se duhet të ndryshojmë me shumicë mënyrën se si trajnojmë arkitektët dhe inxhinierët”, shtoi eksperti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori