Les O’Donnell, 70 vjeç nga Anglia, u gjobit me rreth 260 euro nga këshilli lokal për “hedhjen e një cigareje” nga dritarja e makinës.

Ai thotë se polici e kishte keqkuptuar, pasi thjesht kishte kollitur dhe kishte hedhur jashtë “rrjedhje hundësh” nga dora e tij.


Pensioneri kishte qenë duke udhëtuar pas vizitës tek mjeku dhe nuk kishte një peshqir për të pastruar hundën.

Ai apeloi gjobën, por këshilli e hodhi poshtë apelimin bazuar vetëm në deklaratën e oficerit.

Les thotë se nuk ka hedhur kurrë mbeturina dhe është i gatshëm të shkojë në gjyq për të mbrojtur veten.

Ai gjithashtu kritikon se shumë të tjerë hedhin cigare pa u ndëshkuar, ndërsa ai po gjobitet për një keqkuptim. /Telegrafi/