LAJMI I FUNDIT:

Shoferët e linjave private në Shkup: Nëse nuk ndërmerren masa, do të ndërpresim qarkullimin

Shoferët e linjave private në Shkup: Nëse nuk ndërmerren masa, do të ndërpresim qarkullimin

Shoferin e autobusit të linjës private me numër nëntëmbëdhjetë e takuam duke përfunduar turnin e fundit në ora 11:00.

Pas përfundimit të turnit dhe ndalesës së fundit në Shuto Orizore, Iseni parkon autobusin.

“Ky është drejtimi i fundit dhe e ndërpresim punën. A keni pasur takim me drejtorin? Deri tani nuk kishim, nuk ka as pagesë, as takim, nuk ka zgjidhje. Për momentin ka mbetur “status quo”. Nuk kishim takim por siç është thënë edhe më herët nuk kemi mundësi të vazhdojmë kështu, nëse nuk bëhet pagesa, nëse nuk ndërmerren masa do të duhet të ndërpresim punën totalisht e jo në mënyrë të reduktuar. Ne jemi detyruar me paratë tona të vetëfinancojmë, ne kemi marrëveshje me NQP-në dhe atje nuk shkruan askund që ne duhet të mbajmë transportin urban me vetëfinancim, por shkruan qartë se çdo javë obligohet NQP-ja që të na bëjë pagesën 70% që të mund të funksionojmë e jo 6 muaj që s’kemi të ardhura”, deklaroi Isen Halili, shofer i linjës 19.


Përveç linjës me numër nëntëmbëdhjetë, edhe linjat tjera private qarkulluan me orar të reduktuar shkaku i mos pagesës së borxhit nga ana e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Ndërsa në këtë kaos të krijuar janë vetë qytetarët që e pësojnë më së shumti duke pritur me orë në temperatura të larta.

“Shteti duhet të merr masa e jo ne, çfarë të bëjmë ne asgjë, prit -prit ose me taxi ose diçka tjetër duhet të gjendemi. Nuk i intereson askujt, e gjithë puna është te shteti, nuk interesohen, populli ankohet, nxehtë. Një grua dje ra në tokë nga i nxehti”, tha një qytetar.

“Edhe të qytetit nuk kanë klimë.. edhe të qytetit nuk kanë klime jo, tani me pesëdhjetën erdha nuk kishte klimë. Dje një orë pritem, hymë lartë në pesëdhjetën s’kishte klimë, pastaj kishte tek 59, por nuk janë të rregullt”, u shpreh një tjetër qytetar.

Sipas vozitësve privatë nëse deri të hënën nuk realizohet takimi me drejtorin e NQP-së dhe nuk gjendet zgjidhje, vozitësit privatë paralajmëruan se mund të ndërpresin tërësisht qarkullimin e linjave private të transportit publik në Shkup. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori