Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit

Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në disa rrugë të Shkupit Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në disa rrugë të Shkupit
Nesër siç njoftojnë nga MPB, do të ketë regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të garës atletike.
"Nesër (29.03.2026), me fillim në orën 10:00, në Shkup do të mbahet garë atletike në gjatësi prej 10 km, me itinerar nga Vodno e Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri te parkingu i manastirit Shën Pantelejmon dhe anasjelltas", thonë nga MPB.
Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, ndërsa qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































