Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin ku Milorad Gjokoviq akuzohet për krime lufte , dëshmitari Halit Gashi deklaroi se e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq së bashku me Mumo Vukotiqin, në momentin kur ishte vrarë E.T., por që nuk kishte parë se kush kishte qëlluar mbi tani të ndjerin.
Sipas aktakuzës, Milorad Gjokoviq po akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, ka kryer krime lufte.
“I pashë duke dalë. E,. dhe A,. po dilnin krah për krah, duke u përpjekur të iknin. Ata po vraponin kur u dëgjuan të shtënat e pushkëve. Pasi ra në tokë njëri prej tyre, Milorad Gjokoviqi dhe Mumo Vukotiqi i shkuan te koka”, tha dëshmitari Gashi.
Në seancën e së premtes, Gashi sqaroi se këtë e kishte parë tek shtëpia e familjarëve të vet më 1999, poor që nuk kishte parë se kush kishte qëlluar me armë tani të ndjerin E.M., por që kishte dëgjuar të shtënat.
Dëshmitari tha se kishte ardhur në përfundim se ndoshta i akuzuari Gjokoviq e kishte vrarë, pasi ai iu afrua i pari trupit të pajetë të E.M.
Gjatë pyetjeve të parashtruara nga mbrojtësit e të akuzuarit, avokatët Dejan Vasiq dhe Vasilie Arsiq, këta të fundit shfaqën dyshime lidhur me deklaratën e dëshmitarit, pasi sipas tyre, kishte kundërthënie me deklaratat e mëparshme.
“Mbrojtja është në dijeni dhe sot u vërtetua se deklaratat e dëshmitarit (Gashi) janë kontradiktore dhe kanë për qëllim të akuzojnë klientin tim për arsye personale që ai mund të ketë pasur me të akuzuarin”, tha avokati Arsiq, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjithashtu, avokati Arsiq propozoi që gjykata ta pyeste dëshmitarin nëse kishte qenë ndonjëherë në burg pas vitit 1999.
Lidhur me këtë propozim, kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, e njoftoi paraprakisht dëshmitarin Gashi se kishte të drejtë të mos përgjigjej nëse kjo mund ta inkriminonte atë ose ndonjë të afërm të tij.
Megjithatë, në lidhje me atë pyetje, dëshmitari Gashi u përgjigj: “Jo, kurrë.”
Paraprakisht, në këtë seancë, i akuzuari Gjokoviq kërkoi nga gjykata t’i dorëzoheshin 6 procesverbalet e seancave të fundit të përkthyera në gjuhën serbe, duke shtuar se pa to nuk mund t’i bënte pyetje dëshmitarit dhe kërkoi shtyrjen e seancës.
Gjykatësi Kurtaj sqaroi se të gjitha shkresat janë përkthyer dhe u janë dorëzuar avokatëve të tij, Vasiq dhe Arsiq, andaj tha se nuk ka arsye për shtyrjen e kësaj seance.
Më pas, gjykatësi theksoi se të akuzuarit do t’i dorëzohen procesverbalet e kërkuara dhe se dëshmitari Gashi do të thirret edhe në seancën e ardhshme për t’u marrë në pyetje nga ana e të akuzuarit.
I akuzuari Gjokoviq u pajtua me këtë propozim të gjykatësit Kurtaj, kështu që seanca e ardhshme do të vazhdojë me dëshminë e Gashit.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.
Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata Kushtetuese nis procedurën për vendimin e qeverisë për medresenë ‘Isa Beu” në Shkup

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kostadinovski: Kuvendi i ka kufizuar të drejtat e qytetarëve me ndryshimet e Kodit zgjedhor

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe