Tre liderët e partive më të mëdha në Kosovë, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që njëherësh është edhe kryeministër, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë folur për mbajtjen e zgjedhjeve dhe gatishmërinë për një proces zgjedhor.
Kryeministri i vendit, Kurti i ka ofruar opozitës në Kuvend ndihmën e partisë së tij për t’i bërë numrat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kurti, duke sfiduar subjektet opozitare që të dërgojnë vendin në zgjedhje, ka thënë se opozita duhet ta thotë fjalën e vet.
“Unë nuk mund të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Për shkuarje në zgjedhje duhen 2/3 e votave dhe nuk ka mënyrë tjetër sipas aktvendimit të Kushtetueses”, është shprehur Kurti për RTK.
I pari i Qeverisë i ka bërë ftesë opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Ata numrat mund t’i bëjnë bashkë me neve. Kjo është ofertë e imja. Unë them që shkojmë në zgjedhje kur opozita dëshiron. Ne i ndihmojmë opozitës nëse duan të shkojmë në zgjedhje. Ne jemi gjithmonë gati”, ka deklaruar ndër të tjera Kurti.
E pas deklaratës së Kurtit, i është kundërpërgjigjur kryetari i PDK-së. Krasniqi në televizionin publik ka thënë se kur të dojë opozita vendi mund të shkojë në zgjedhje.
Lideri i PDK-së ftoi kryeministrin Kurti që menjëherë të nisë procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke u zotuar sërish që nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për shpërndarje të Kuvendit janë gati që nesër.
Kryetari i PDK-së tha se prej viti të kaluar, PDK në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje.
“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam bërë thirrje e të kam pritë me e shpërnda Kuvendin dhe me shku në zgjedhje sa më shpejt. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati! Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbet sadopak ndërgjegje për situatën e vështirë në të cilën e ke sjellë vendin”, ka thënë lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.
Për zgjedhjet Kurtit i është përgjigjur edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se LDK nuk bën mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje.
Kreu i LDK-së i është përgjigjur duke thënë se “Kurti është dorëzuar dhe duhet të jap dorëheqje”.
“Nëse është dorëzuar dhe duket se është dorëzuar, le të jep dorëheqje. Por nëse është dorëzuar, le të jep dorëheqje pse ta komplikojë”, ka thënë Abdixhiku në emisionin në T7. “LDK nuk bënë mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje dhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite