Historia tragjike e një nxënësi të guximshëm i cili gënjeu për moshën e tij dhe u largua për t'u bashkuar me ushtrinë duke e bërë atë ushtarin më të ri që ka marrë pjesë në D-Day, është kujtuar 75 vjet më pas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Robert ‘Bobby’ Johns ishte vetëm 14 vjeç kur u largua nga shtëpia dhe gënjeu për moshën e tij për të ndjekur dy vëllezërit e tij më të vjetër në përpjekjet e luftës.


Prindërit e tij të tmerruar, filluan kërkimin për djalin e tyre të mitur, para se t’i ndodhte atij ndonjë gjë në betejë.

dd2 2

Kur William dhe Daisy Johns kuptuan se ai kishte përfunduar në Normandi me Divizionin e 6-të Ajror, ata njoftuan Zyrën e Luftës që u përpoqën me dëshpërim për ta sjellë atë në shtëpi.

Por, para se të tërhiqej nga fronti i luftës, ai u qëllua për vdekje nga një snajper gjerman në Normandi më 23 korrik të vitit 1944 - dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 17-të.

Kjo ishte edhe më pikëlluese për prindërit e tij, të cilët kishin humbur një djalë tjetër shërbyes, Uilliam, i cili u vra në një sulm në vitin 1940.

dd3 3 Robert 'Bobby' Johns, majtas, me vëllain e tij Ron

Ndërkohë, shtatëdhjetë e pesë vjet më vonë, një pllakë përkujtimore për trimërinë dhe sakrificën e Johns do të ngrihet në rrugën që ai lindi Portsmouth, Hants.

Mbesa e tij, Jenny Ward, 58 vjeçe, nga Burton, Chrsitchurch, Dorset, tha: “Familja ime është aq e prekur pasi guximi i Bob është duke u kujtuar në këtë mënyrë”.

“Gjyshërit e mi ishin kaq të tronditur kur humbën Williamin kur nëndetësja e tij u bombardua në vitin 1940”.

dd4 1 William dhe Daisy Johns pranë varrit të djalit të tyre, Robert 'Bobby' Johns

“Ata nuk e dinin se ku ishte Bob për pothuajse dy vjet derisa ai shkroi një letër nga Franca në korrik të vitit 1944”.

“Kur ata e kuptuan se ku ishte, kërkuan që ai të kthehej në shtëpi”.

Bobi u lind në vitin 1927 dhe dy vëllezërit e tij më të vjetër, William dhe Ron, shërbyen në Marinën Mbretërore gjatë luftës.

Realiteti i zymtë i luftës duket se ka goditur familjen kur ai ua shkroi një letër prekëse prindërve, një muaj më vonë.

dd5 2 Zbarkimi në Normandi

Në të, ai tha se dëshironte të kthehej dhe të qëndronte me ta, në vend që të qëndronte në 'këtë vend të harruar të Perëndisë'.

Tragjikisht, ai u vra dhe u varros në Ranville, fshati i parë francez që u çlirua gjatë D-Day.

Por prindërit e tij nuk mundën të harrojnë humbjen e dy djemve të tyre – madje babai i tij mbante letrën e djalit në portofolin e tij për pjesën tjetër të jetës së tij. /Telegrafi/