Legjenda e futbollit polak Zbigniew Boniek, beson se Robert Lewandowski po shtyhet drejt largimit nga Barcelona dhe i ka sugjeruar të shqyrtojë një transferim te Juventusi për të vazhduar edhe dy sezone në nivel konkurrues.

“Nëse Roberti dëshiron të tërhiqet në qetësi, do t’i thosha ta lërë futbollin të ndjekë rrjedhën e vet. Por nëse dëshiron të luftojë për fitore çdo të diel për edhe dy vite, Juventusi do të ishte një sfidë e shkëlqyer dhe vendi i përkryer”.


“Gjithmonë i kam thënë Lewandowskit të vijë në Itali. Për të qenë një golashënues i vërtetë, duhet të provosh veten edhe në Serie A”.

“Ndoshta nuk është liga më e bukur për t’u parë, por mbetet më e vështira, sidomos për sulmuesit”, ka deklaruar Boniek.

Boniek gjithashtu vlerësoi gjendjen fizike të Lewandowskit, duke e quajtur “një robot njerëzor”, që ka shmangur dëmtimet serioze dhe vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer edhe në moshën 37-vjeçare.

Në përfundim, ai theksoi se një transferim i tillë do t’i përshtatej stilit tradicional të Juventusit dhe do t’i jepte sulmuesit motivim të ri.

Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën skadon këtë verë, duke e lënë të hapur të ardhmen e tij, ndërsa klubi po shqyrton një rinovim me pagë më të ulët./Telegrafi/

telegrafi sport app