Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar opinioni publik se ka ngritur komision hetimor lidhur me rastin e ikjes së të burgosurit  M. K. nga Burgu i Dubravës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, bën të ditur se ka marrë vendim për largimin e përkohshëm deri në përfundim të hetimit të dy zyrtarëve korrektues, L.R dhe B.H, transmeton Telegrafi.


Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.

Ndryshe, i  burgosuri M.K., është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës, pasditen e së dielës.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Për rastin, SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi.