LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija ndahet me portierin legjendar

Shkëndija ndahet me portierin legjendar

Shkëndjja e Tetovës ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin legjendar, Kostadin Zahov.

Kuqezinjtë përmes një komunikate kanë njoftuar ndarjen me Zahovin pas tetë viteveve bashkëpunim dhe e kanë falemenderuar gardianin për bashkëpunimin e suksesshëm, derisa i urojnë fat në vazhdim.

“KF Shkëndija njofton zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin Kostadin Zahov pas gati 9 sezoneve të përbashkëta. Me një kontribut të shquar dhe arritje të shumta, Shkëndija falënderon portierin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së bashkëpunimit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.


Zahov te Shkëndija u transferua në janarin e vitit 2015 dhe për pak më pak se një dekadë shndërrohet në një nga pikat kyçe të ekipit kuqezi në epokën më të suksesshmë në histori.

Tre tituj kampion, 2 Kupa, paraqitje të shkëlqyeshme në Evropë dhe gëzime të pafundta në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 ndeshje pa pranuar gol.

Nga tabori tetovar kanë njoftuar se vendin e Zahovit në kompletimin e treshes së portierëve, kryesia kuqezi e plotëson me Astrit Amzain. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u larguar nga klubi në verë

Ylli i Liverpoolit i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u larguar nga klubi në verë

Premier League
Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Përfaqësueset
Zidane bëhet zgjedhja kryesore e Real Madridit pasi Xabi Alonso vendos të qëndrojë te Leverkusen

Zidane bëhet zgjedhja kryesore e Real Madridit pasi Xabi Alonso vendos të qëndrojë te Leverkusen

La Liga
Alvarez ka një kërkesë për UEFA-n pas penalltisë që iu anulua ndaj Real Madridit

Alvarez ka një kërkesë për UEFA-n pas penalltisë që iu anulua ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Barcelona del me njoftim zyrtar rreth lëndimit të Pau Cubarsit

Barcelona del me njoftim zyrtar rreth lëndimit të Pau Cubarsit

La Liga
Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori