Këngëtarja dhe sipërmarrësja nga Gjilani, Shkenda Dubova, pak ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo dhe partneri i saj, Mentor Alijaj, kurorëzuan dashurinë me martesë me një ceremoni luksoze në Prishtinë.


Dasma e saj ka qenë shumë e komentuar për shkak të organizimit, ambientit unik dhe detajeve të tjera, që e bënë një event të paharrueshëm.

Screenshot 18 11 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja shqiptare së fundmi ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku shkëlqeu në të gjitha paraqitjet.

E njëjta zgjodhi dy fustana nusërie, një të gjerë dhe një të ngushtë, të punuar enkas për të.

Screenshot 19 11 Foto: Screenshot/Instagram

Të ftuar qenë një pjesë e madhe e figurave publike shqiptare, ku disa edhe performuan.

Bashkëshorti i Shkendës u tha gjithashtu se ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë nga ajo marrëdhënie. /Telegrafi/