LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një “vrimë të zezë” që është 70 herë më e madhe se Dielli

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një “vrimë të zezë” që është 70 herë më e madhe se Dielli

Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë në Rrugën e Qumështit.

E quajtur LB-1, kjo vrimë e zezë është 15,000 vjet dritë larg nga Toka dhe ka një masë 70 herë më të madhe se Dielli, transmeton Telegrafi.

Rruga e Qumështit vlerësohet të përmbajë 100 milionë vrima yjore, por LB-1 është dy herë më masive sesa që shkencëtarët menduan, tha Liu Jifeng, një astronom nga Kina.


Shkencëtarët në përgjithësi besojnë se ekzistojnë dy lloje të vrimave të zeza.

Vrimat yjore më të zakonshme – deri në 20 herë më masive se Dielli, dhe vrimat e zeza supermasive që janë të paktën një milion herë më të mëdha se Dielli dhe origjina e tyre është e pasigurt.

Vrimat yjore zakonisht formohen pas shpërthimeve të supernovës, një fenomen që ndodh kur yjet jashtëzakonisht të mëdhenj digjen në fund të jetës së tyre.

LB-1 u zbulua nga një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve që përdorin teleskopin e sofistikuar të Kinës LAMOST. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori