Shkencëtarët italianë kanë zbuluar një gjen të ri që shkakton sëmundjen e Alzheimerit

Shkencëtarët italianë nga Torino kanë zbuluar një gjen të ri që shkakton sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit, raportojnë mediat italiane
Hulumtimi nga disa grupe shkencëtarësh u koordinua nga Spitali Molinete në Torino, raportoi Ansa.
Shkencëtarët ndoqën një familje me këtë sëmundje për disa vite dhe zbuluan se ajo shkaktohet nga mutacionet në gjenin Grin2C, i cili kodon nën-njësinë Nmda të receptorit të glutamatit.
Receptorët e glutamatit janë të rëndësishëm për komunikimin neuronal, formimin e kujtesës, mësimin dhe rregullimin.
Për më tepër, receptorët e glutamatit janë implikuar në sëmundje të shumta neurodegjenerative për shkak të rolit të tyre qendror në eksitotoksicitetin dhe përhapjes së tyre në të gjithë sistemin nervor qendror.
Shkencëtarët italianë treguan se studimi i tyre kërkon zhvillimin e ilaçeve të reja që mund të zvogëlojnë eksitotoksicitetin cerebral për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes Alzheimer, transmeton Telegrafi.
Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim i trurit që shkakton një rënie progresive në aftësitë e kujtesës, të të menduarit, të të mësuarit dhe organizimit. Ajo përfundimisht ndikon në aftësinë e një personi për të kryer aktivitetet bazë të përditshme.
Pacientët jetojnë shpesh në të kaluarën dhe e kanë të vështirë të njohin objektet dhe personat e jetës së tyre të përditshme. Gradualisht, vjen një moment kur këta pacientë nuk mund të jetojnë dot vetëm, duke u shndërruar kështu në një barrë për familjarët e tyre.
Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën e moshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?