Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Prishtina, Jalen Miller Blesa.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Muhamet Sylejmani, Ilmi Mehmeti dhe Rifat Nasufi.
Ky komision vendosi që qendërsulmuesi i FC Prishtina , Jalen Miller Blesa të shpallet “Ylli i Javës”, pasi që qetësia që e karakterizoi gjatë tërë ndeshjes iu shpërblye me dy gola. E pikërisht golat e Blesa-s ia mundësuan bardhekaltërve të kryeqytetit fitoren në përballje me SC. Gjilani në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:1.
Kjo ishte fitorja e tretë për FC. Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC. Prishtina , Jalen Miller Blesa e ndau Florian Ukimeraj, dizajner në Albi Group
Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.
“Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re