LAJMI I FUNDIT:

Shkelja e ligjit nga ish-kryeministri Bajram Kosumi

Shkelja e ligjit nga ish-kryeministri Bajram Kosumi

Ish- kryeministri Bajram Kosumi, për më shumë se pesë muaj, ka mbajtur kundërligjshëm dy pozita të rëndësishme. Mbajtja e këtyre dy pozitave- rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan dhe anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë- përbën shkelje të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.

Mbajtja e këtyre dy posteve nga ish-kryeministri është hetuar nga Agjencia Kundër Korrupcion. Kjo agjenci më 9 mars ka marrë vendim lidhur me rastin e Kosumit. E ka detyruar ish-kryeministrin të jap dorëheqje nga njëri prej posteve. Ai ka zgjedhur të heq dorë nga të qenit anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ky këshill funksion si bord udhëheqës i Agjencisë së Akredimit të Kosovës dhe vendos për licencimin ose jo të programeve universitare, përfshirë edhe universitetin që drejton Kosumi. Ish-kryeministri është zgjedhur në krye të universitetit publik të Gjilanit më 18 shtator të vitit 2015.


Bazuar në vendimin e Kundër Korrupsionit, Kosumi është paralajmëruar nga zyrtarët e këtij institucioni për shkeljen e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Zyrtari i lartë z. Kosumi është deklaruar se edhe ashtu ka qenë në proces të largimit nga ushtrimi i funksionit të anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për shkak se angazhimi në pozitën e Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, kërkon punë dhe angazhim të madh dhe në këtë formë nuk mund të jetë sa duhet frytdhënës në Këshillin Shtetëror të Cilësisë“, thuhet në vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Më pas Kosumi ka sjellë në Agjenci dokumentin që tregon se i ka ofruar dorëheqjen Arsim Bajramit, ministër i Arsimit dhe Blerim Rexhës, kryetar i Këshillit Shtetëror për Cilësi.

Ky veprim i tij ka bërë që Kundër Korrupsioni të mbyll rastin ndaj Kosumit.

“Rasti mund të rihapet në cdo kohë kur mund të paraqiten rrethana të reja”, thuhet në vendimin e Kundër Korrupsionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori