LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet Shemsi Haziri, shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës

Shkarkohet Shemsi Haziri, shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës

Shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, (ish Task Forca), Shemsi Haziri është shkarkuar nga kjo pozitë.

Haziri tha se vendimi i është komunikuar verbalisht ndërsa arsyet pse është shkarkuar nuk i di ende.

Ajo çka mundem me të konfirmu aktualisht është se jam shkarkuar, po mu ashtë komuniku verbalisht që nga e premtja nuk do të jem në pozitë. Në polici do të jem por jo në pozitën që kam pasur (shef i njësisë së veçantë të hetimeve, ish-TaskForcës). Arsyet nuk i kanë komunikuar kam kërkuar arsye nuk më kanë dhënë. Kjo është e gjitha çfarë kam”, tha Haziri për KALLXO.com.


Haziri njoftoi se deri më tani i janë ofruar tri pozita brenda Policisë së Kosovës.

“Nuk mundem me të dhënë përgjigje. Më kanë ofruar 3 pozita, por nuk kam vendosur as unë as ata”,tha tutje ai.

Departamenti brenda Policisë së Kosovës që udhëhiqej nga Shemsi Haziri ka hetuar rastin e kryeshefit tashmë të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; ushtrimi i ndikimit, dhe konflikti i interesit.

Më 25 prill, Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë vendim për suspendimin nga puna të kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori