LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet drejtoresha e Kulturës në Istog, akuzon kryetarin Ferati se e bëri për arsye politike

Shkarkohet drejtoresha e Kulturës në Istog, akuzon kryetarin Ferati se e bëri për arsye politike

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Istogut, Elianë Blakaj është shkarkuar nga kjo pozitë.

Ky vendim është marrë më 4 maj nga Komuna e Istogut.

Blakaj ka akuzuar kryetarin Ilir Ferati dhe nënkryetarin Ali Nimanaj  se shkarkimin e saj e kanë bërë për arsye politike.


“Shkarkimi ndodhi në mënyrë tinëzare dhe tradhtare. Nuk ndodhi për shkak të moskryerjes së detyrave të punës, por ndodhi për shkak se nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhoja dhe ky fakt tregon paaftësinë e tij për kryerjen e detyrave të cilat është i ngarkuar brenda Komunës. Ky shkarkim ndodhi, për ta fshehur paaftësinë e tij si partner i koalicionit për ta menaxhuar atë, duke parë vetën si patericë pa asnjë funksion, bëri atë që kishte mundësi të vetme”, shkroi ajo.

Sipas Blakajt, ajo u shkarkua nga kjo Drejtori edhe sepse kryetari Ferati po i frikësohej punës së saj.

Postimi i plotë:

E shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport – Istog

Miq të nderuar ju njoftoj se emërimi im politik në pozitën e Drejtoreshës tashmë ka përfunduar me shkarkimin tim.

Arsyet e shkarkimit janë absurde dhe i takojnë stilit të një injoranti ’’mos bindja ndaj urdhërave të shefit’’. Shkarkimi ndodhi në mënyrë tinzare dhe tradhëtare. Nuk ndodhi për shkak të mos kryerjes së detyrave të punës, por ndodhi për shkak se nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhoja dhe ky fakt tregon paaftësinë e tij për kryerjen e detyrave të cilat është i ngarkuar brenda Komunës.

Ky shkarkim ndodhi, për ta fshehur paaftësinë e tij si partner i koalicionit për ta menaxhuar atë, duke parë vetën si patericë pa asnjë funksion, bëri atë që kishte mundësi të vetme.
Kësaj radhe me një paturpësi të madhe pa prezencën time në mbledhje të kryesisë është diskutuar puna ime në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në mënyrë që gënjeshtra të triumfoi mbi të vërtetën.

Sipas asaj që më është thënë: është vendos që Kryetari i degës të vendos për ‘’fatin tim’’ për të realizuar përpjekjen e tij një vjeçare për shkarkimin tim duke arritur në mënyrë autoritare qëllimin e tij, me këtë rast një gjë të tillë ia mundësuan edhe një pjesë e kryesisë së degës – kryesisht njerëz të besueshëm dhe servil të tij.
Paaftësia e tij për të ushtruar pozitën e lartë që mbanë brenda Komunës, pamundësia e ushtrimit të kompetencave, dëshira për me kontrollu gjithçka dhe pamundësia për me blloku punën time bëri që ai të vendos për shkarkimin tim.

Një Kryetar nuk duhet t`i frikësohet një Drejtoreshe e cila ka punuar ndershëm dhe drejt, përkundrazi do ishte dashur të krenohet. Apo kjo duket të ketë qenë arsyeja pse atij nuk iu kam përshtatur.

Mjafton ta shihni profilin në rrjetet sociale dhe angazhimin tim dhe të tij për këtë periudhë, çdo kush që gjykon drejt mund të shohë realitetin. Unë kam ardhur në këtë pozitë nga besimi qytetarë, duke qenë femra më e votuar nga radhët e PDK-së në Istog, pa kalkulime dhe pa preferenca të Kryetarit të degës.

Puna ime për dikë ka paraqitur frikë, ndoshta pse janë mësuar që afër vetës të mbajnë servil dhe duke mos punuar asgjë e duke shfrytëzuar zyren vetëm për të pirë kafe.
Edhe sikur nesër prapë të isha në atë pozitë prap do i bëja të njëjtat gjëra, punën e njëjtë me nder dhe përkushtim.

Jam shumë krenare me secilën ditë dhe secilën punë që kam bërë dhe kam planifikuar ta bëjë për vitet në vijim. Mora një Drejtori e cila ‘’mu besua’’ që përfshinë tre sektorë me vetëm një zyrtare, duke ia dalur mbanë të përfundoj projektet dhe mjetet e parapara financiare.

Pres njerëz që do të kënaqen me shkarkimin tim, ngase jo çdo kujt i pëlqen korrektësia, por fatbardhësisht ka shumë njerëz që do i mërziten shkarkimit tim.
Jam shumë e lumtur që për këtë periudhë gjatë mandatit tim, kam punuar pa u korruptuar dhe me ndershmëri të plotë, fakt të cilin e dijnë të gjithë njerëzit që kanë pasur rastin të më njohin nga afër.

Këtë vit planifikimi që është bërë në DKRS do jetë ai që çdo qytetarë do ndahet i kënaqur, unë jam e lumtur për këtë pavarësisht që tani nuk do të mund t`i menaxhoi ato.
Mjeranat që tentojnë me ‘’u rrit’’ në kurriz të dikujt janë njerëz të dështuar, ata asnjëherë nuk do të ecin sepse të tillët tradhëtisht e eliminojnë politikisht përkohësisht një femër veç pse ngjyrës së zezë nuk i ka thënë e bardhë, por KJO PËR MUA ËSHTË KRENARI.

Krenari që do më përcjellë gjatë gjithë jetës time. Dega e PDK-së në Istog pjesë e së cilës isha për vite me radhë, e them me bindje të plotë që asnjeherë të vetme nuk i ka përkrahur njerëzit të cilët si ka pasur servil të vetvetes, janë parë vetëm interesat e ngushta të dy-tre personave.

PDK në Istog me udhëheqjen e tillë të klikes ekzistuese nuk e meriton të votohen edhe nga fakti i këtij shkarkimi tinzar e të padrejt. PDK në qendër po e promovon udhëheqjen në baza gjinore 50/50 , por atë nuk mund të arrij me njerëz të cilët i ka në disa degë të saja, sepse gjatë gjithë mandatit kam qenë e luftuar pikërisht nga ‘’burra’’ të pandershëm për të cilët suksesi im ka qenë pengesë për ta.

PDK DEGA NË ISTOG NUK I PËRKRAHË GJININË FEMRORE,( pozita ime ka ardhur si rrjedhojë e votës në Kuvend Komunal)
KRENARE QË KAM MBAJTUR DHE JAM SHKARKUAR NGA POZITA FAQEBARDHË SI DHE E PANËNSHTRUAR, E PAKORRUPTUAR ASNJËHERË.
Falenderim i veçantë për të gjithë ata që më kanë mbështetur në zgjedhje si dhe deri në ditën e fundit. Falenderim i veçantë për të gjithë ata zyrtarë komunal që bashkëpunuan për të mirën e Institutcionit.

Për mua ishte një përvojë e mirë, mësova shumë, takova njerëz të mirë, tentova me punu maksimalisht deri aty ku kisha mundësi me i ushtru kompetencat e mija.
Nuk më është ofruar asnjë letër arsyetimesh për shkarkim, përveç Vendimit i cili ka ardhur në Zyren time, i nënshkruar nga Kryetari i Komunës, i cili mendoj që nuk është dashur ta lejoj këtë tradhëti, por tek e fundit ai ka menduar politikisht.

Çdo gjë që nuk të vranë të bënë më të fortë!

Zoti do marr hak për mua, ata njerëz nuk mund ta gëzojnë pozitën duke shkarkuar një femër veç pse është femër dhe është e pafuqishme për hakmarrje.

Ftoj Institutcionet relevante që të shqyrtojnë rastin se si shkarkohet një femër pa të vetmen arsye.

Kam besim dhe durim me prit..

Shihemi në proceset e radhës! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori