Shkarkohet bordi i drejtorëve të kompanisë për menaxhimin e Deponive, ish drejtori thotë se u shkarkua vetëm pse është vëllai i Bekim Haxhiut
Qeveria e Kosovës para tri ditësh ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.
Lidhur me vendimin e Qeverisë ka reaguar drejtori i shkarkuar i kësaj ndërmarrje, Abdullah Haxhiu, transmeton Telegrafi.
Përmes një reagimi publik drejtuar mediave, ish drejtori ka thënë se shkarkimi i tij ka të bëjë me çështje politike, pasi që ai është vëllai i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
"Skenari i vendosjes se Bordit të “dhunshëm” është bërë me të vetmin qëllim, për të zbatuar urdhrat e Qeverisë Kurti për shkarkimin tim, e që është puro politik dhe hakmarrës, pasi qe unë jam vëllai i deputetit Bekim Haxhiu, dhe Qeveria Kurti dëshiron të hakmerret ndaj meje", thotë mes tjerash ai.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka mundur të gjejë asnjë shkelje ligjore, gjatë kohës sa ai ka qenë në krye të kësaj ndërmarrje.
“Për dy vite e gjysmë Qeveria Kurti, nuk ka arritur të gjejë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim në KMDK, përkundrazi KMDK ka arritur sukses të jashtëzakonshme, nga një kompani në kolaps, që ishte buzë falimentimit, gjatë udhëheqjes time kam arritur që ta kthej këtë Ndërmarrjes Publike, me menaxhimin më të mirë të mundshëm, me bilanc afarist pozitiv dhe me performancë të shkëlqyeshme, ku në 4-5 vitet e fundit kemi raporte të Zyrës Kombëtare”.
Më poshtë reagimi i plotë pa ndërhyrje: Bordi i Përkohshëm i “dhunshëm” i Qeverisë Kurti,( të emruar në natën e vonshme të arrestimit të tre policëve të Kosovë) zbaton urdhrin për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekyekutiv në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive e Mbeturinave në Kosovë (KMDK ) SH.A. Qeveria me datë 14.06.2023 ka shkarkuar Bordin e Rregullt të KMDK-së, të cilin vetë e kishe emëruar po me 14 Shtator 2022. Qeveria ka kamufluar arsyetimin e shkarkimit, apo disa dhanë dorëheqje duke mos e përballuar arsyen e vërtet, për faktin se nuk kishin zbatuar urdhrat politik të Albin Kurtit, Ministres Artane Rizanolli dhe zv. Ministrit Getoar Mjeku për shkarkimin tim me çdo kusht arsye pa arsye është e kanë pasur urdhër me më shkarkuar. Për të zbatuar urdhrin për shkarkimin tim Qeveria Kurti emëroi kryesues të Bordit të Përkohshëm “dhunshëm” Izja Mjekun, kushëririn e zëvendës Ministri Getoar Mjeku. Izja Mjekun bashkë me anëtarët tjerë Arlinda Nallbani, Besnik Aliu dhe Valbona Fzliu - Xheladini ende pa e bërë mbledhjen e parë konstituive të Bordit, pa caktuar Rend Dite për vlerësimin e punës së Kryeshefit zbatojnë urdhrat politik për shkarkimin tim. Për dy vite e gjysmë Qeveria Kurti, nuk ka arritur të gjejë asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim në KMDK, përkundrazi KMDK ka arritur sukses të jashtëzakonshme, nga një kompani në kolaps, që ishte buzë falimentimit, gjatë udhëheqjes time kam arritur që ta kthej këtë Ndërmarrjes Publike, me menaxhimin më të mirë të mundshëm, me bilanc afarist pozitiv dhe me përformancë të shkëlqyeshme, ku në 4-5 vitet e fundit kemi raporte të Zyrës Kombëtare të Auditorit të Pavarur dhe Auditorëve të Jashtëm pa të gjetura me Opinion të Pamodifikuar. Me këtë shkarkimi me masa të “dhunshme” nga Qeveria Kurti, më është bërë nder, pasi që Bordi i Drejtorëve (B&D) i Rregullt të zgjedhur me konkurse publike nuk kishte zbatuar urdhërat politik edhe pse ishin kërcënuar me shkarkim në zyre nga ministrja Artane Rizvanolli. Për mediat dhe opinionin publik, ndjejë obligim moral dhe profesional, që të njoftojë për çështjet kyçe të aktiviteti tim në menaxhimin e KMDK SH.A, për afër 12 vite, që nga marrja e detyrës me 16 Nëntor 2011 dhe faktet pse u dashtë të emërohet një bord i dhunshëm për shkarkimin tim, me aq nxitim në një ditë jo të mirë të Kosovës (arrestimi i policëve). Me rastin e marrjes së detyrës, kompaninë e kam gjetur me shumë probleme financiare dhe operative. Deri në momentin kur e kam marrë unë detyrën, KMDK SH.A. në vazhdimësi ka afaruar me humbje, ku kulmi i humbjeve ka arrit në vitin 2011 me 960.00 mijë euro humbje, me një inkasim 62% të asaj që është faturuar dhe me krijim të shumë borxheve/obligimeve ndaj o.e.,ATK-s,etj. Gjendja në të gjitha Deponitë Sanitare dhe Stacion Transferit ka qenë shumë e rënduar, që ditën e parë kur fillova punën, deponitë i gjeta duke u ndezur, tym e flakë, me hapësira të kufizuara të pranimit të mbeturinave, ujërat e zeza të pa kontrolluara, të cilat ishin shkarkuar jashtë trupit të deponive, pothuajse të gjitha makineritë ishin jofunksionale, ku si pasojë kompania ishte në gjendje kolapsi. Nga marrja e detyrës e deri më sot, nën menaxhimin tim dhe ekipit tim, janë arritur shumë rezultate në aspektin financiar, operativ dhe administrativ, nga një kompani që në vazhdimësi ka afaruar me humbje, për disa vite me radhë KMDK Sh.A. afaron me bilanc pozitiv, ku dividenten e kemi shpërndarë në investime, ka pasur vite që shkalla e inkasimit ka arritur deri në 100% nga shkallën e inkasimit Në vitin 2011 humbja e vitit ka qenë mbi 960,000.00 euro, inkasomi 62%ndërsa këtë vit dhe ka disa vite me radhë ndërmarrja afaron me bilanc pozitiv me fitim, p.sh. fitimimi i vitit 2021 ka qenë 136,365.00 euro dhe në vitin 2022 fitimi neto në vlerë prej 11,978 euro, këtë vit për 5 muaj kemi bilanc pozitiv mbi 300. 000, 00 Euro. Menaxhimi i mirë i KMDK-së dëshmohet edhe përmes Raporteve të ZKA të bëra nga Zyra Kombëtare e Auditimit për 5 vite me radhë, Opinion i pa Modifikuar, ndërsa vitit 2021 dhe 2022 ishin pa asnjë të gjetur. Suksesi më i madh, më i rëndësishëm, jo vetëm i KMDK-s SH.A por besoj edhe i gjithë sektorit të mbeturinave komunale, është nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit me KfË, ku me datë 07.12.2022 isha një ndër akteret, personi më kontributdhënës. Isha i nderuar, të jam ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Granit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës - KfË-es dhe KMDK Sh.A., për fazën e parë të investimeve në vlerë 53.9 milionë euro, investime të cilat do të bëhen në deponitë ekzistuese që do të menaxhohen nga KMDK SH.A dhe Deponinë e Re për Regjionin e Prishtinës.































