Biznesi i shitjes së iPhoneve është në rënie dhe nuk ka për t’u ndalur shpejt. Ditën e martë, gjiganti teknologjik Apple tha se të ardhurat nga iPhone gjatë sezoni shumë të rëndësishëm të pushimeve ranë me 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Kjo është rënia më e madhe për një produkt, i cili prej vitesh ka qenë qendra e gravitetit të bizneseve të Apple.
Që nga viti 2000, për herë të parë Apple shënoi rënie të ardhurash gjatë sezonit të pushimeve, ku njoftoi se ka 84.3 miliardë dollarë më pak sesa kishte paralajmëruar investitorët.
Sipas shefit ekzekutiv të Apple, Tim Cook faktorët që çuan në rënien e iPhoneve janë të shumtë si kursi i huaj i këmbimit, programi i zëvendësimit të baterive dhe rënia e subvencioneve të telefonëve të mençur nga operatorët, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Cook vuri theksin edhe për gjendjen ekonomike të Kinës, një prej tregjeve më premtuese të Apple, ku të ardhurat ranë nga 17.95 miliardë dollarë në 13.17 miliardë dollarë në fund të 2018-së.
Sic duket më keqja nuk ardhur, sepse Apple nuk sheh përmirësim tek situata e shitjeve të iPhoneve.
Cook i trembet faktit se linja e iPhoneve mund të përballet me probleme ekzistenciale më të mëdha.
“Cikli i përditësimeve ka përfunduar, nuk kam dyshime në të”, tha Cook.
Apple në këtë tremujor parashikoi të ardhura mes 55-59 miliardë dollarë, poshtë mesatares që parashikojnë analistët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri