Shikoni si ia 'punon' Eneda Tarifa koleges Soni Malaj (Video)

Këngëtarja e njohur Soni Malaj është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, madje numëron me mijëra fansa në Instagram.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar një video ku shihet në studion e inçizimit teksa lexon tekstin e këngës së re për herë të parë, por befas ajo xhirohet fshehurazi nga kolegja e saj, këngëtarja Eneda Tarfia dhe kompozitori Gent Myftaraj.
Në momentin që Soni e ka vënë re këtë gjë ka filluar të qeshë me të madhe edhe ajo.
"Kur e merr tekstin për herë të parë dhe e kupton që shoqnia të ka futur në kurth", kanë qenë fjalët e këngëtares. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/09/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































