Ndryshime të llojllojshme në shuplakat dhe gishtat tanë mund të tregojnë problemet në pjesët e tjera të trupit, prandaj këto shenja paralajmërimi nuk do të duhej t’i injoronim
Simptomat e këtilla mund të jenë të shkaktuara nga sëmundje specifike apo mungesa e nutrienëve në organizëm.
Mbase dini t’i dalloni disa te vetja?
1. Mungesa e vitaminave
Nëse ndieni therje apo pickim në duar, janë shenja që nuk merrni mjaft vitamina B1, B6, B12 dhe E. E vetmja mënyrë që me siguri të konstatoni se a vuani nga mungesa e vitaminave është testi i gjakut. Nëse testi është pozitiv, mjeku do t’ju përshkruaj suplemente përkatëse të vitaminave, transmeton Telegrafi.
2. Problemi me qarkullimin e gjakut
Mpirja e gishtave në dorën e djathtë mund të jetë simptomë e hernies, por edhe shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare.
3. Diabeti
Pickimi i cili fillon në shputa dhe përhapet në drejtim të duarve mund të jetë shenjë e diabetit. Shkaktari është qarkullimi i gjakut i cili përçohet deri te dëmtimi i përfundimeve nervore.
4. Molisja
Nëse vazhdimisht ngrini objekte të rënda apo mbani nyjën në pozitë të papërshtatshme, u bëni presion të madh në nerva të ndjeshme afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo mund të çojë në ndjenjën e pickimit apo të mpirjes së gishtave. Është me rëndësi që t’i pushoni duart, si edhe që të flini mjaftueshëm dhe të ulni nivelin e stresit.
5. Sindroma e tunelit karpal
Shumica e njerëzve kanë ndjenjën e dridhjes apo pickimit në duar kur shtrihen dhe i pushojnë nyjat. Kjo çon në mpirje dhe dhembje dhe tregon që nerva të caktuara në duar janë të dëmtuar dhe që u nevojitet tretman përkatës mjekësor. Nëse i keni këto simptoma, kërkon ndihmën e mjekut sa më parë në mënyrë që të shmangni dëmtimet e përhershme.
6. Probleme me kurrizin
Dëmtimi i kurrizit shkakton probleme me rrugët nervore, gjë që rezulton me simptoma të cilat shfaqen në duar. Ky problem mund të zgjidhet me forcimin e muskujve të shpinës nëpërmjet jogës apo notit. Provoni që të mos qëndroni shumë në pozitën ulur.
7. Sëmundja e Birgerit
Nëse gishtat ju janë të shtanguar dhe të bardhë apo madje kanë ngjyrë të kaltër, mbase vuani nga sëmundja e Birgerit. Kjo gjendje shkakton inflamacion të enëve të vogla dhe të mesme të gjakut. Më së shpeshti është rezultat i pirjes së tepërt të duhanit, mirëpo në raste ekstreme kërkon amputim të ekstremiteteve nëse i sëmuri nuk e ndërpret pirjen e duhanit.
Siç po e shihni, duart tona janë qendra për paralajmërim të hershëm të trupave tanë dhe do të duhej që t’i kushtonim kujdes sinjaleve të cilat na i dërgojnë.
Nëse vëreni diçka nga këto simptoma, kërkoni ndihmën e mjekut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit