Shikojeni rrëfimin e dhimbshëm të babait të Komandant ''Shqiponjës'' (Video)

Sot Ali Ahmeti nuk u mirëprit nga banorët e Kumanovës. Personat që e kanë sulmuar Ali Ahmetin dhe funksionarët tjerë të partisë kanë qenë familjarë të Xhemail Rexhepit-Komandant ''Shqiponja'', shkruan Telegrafi Maqedoni.
Babai i Komandant Shqiponjës për mediat pas incidentit ku ju thyen edhe xhamat e një veture të delegacionit të Ali Ahmetit, tha se Ali Ahmeti nuk është i mirëseardhur në këtë qytet.
''Alia i ka lënë nënat pa djem, nuk ka vend në Kumanovë'' tha mes tjerash Babai i Komandant ''Shqiponjës''.
Nga ana tjetër, nga BDI këtë incident e quajnë: ”Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë.''/Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x51tuf5_babai-i-komandant-shqiponjes-alia-i-ka-lene-nenat-pa-djem-nuk-ka-vend-ne-kumanove_news




































