LAJMI I FUNDIT:

SHGM dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të një televizioni

SHGM dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të një televizioni

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot me anët të një deklarate kanë dënuar ashpër sulmin mbi gazetarin dhe kameramanin e “TV21” nga ana e familjarëve të kryetares së Komunës së Haraçinës, Milikie Halimi nga LSDM.

Dje, pasi që ekipi i TV21 ka incizuar kronikë në lidhje me ankesat e banorëve për infrastrukturën e keqe të kësaj komune, familjarë të kryetares Halimi kanë bërë kërcënime verbale ndaj ekipit televiziv se do t’ua thyejnë kamerën dhe kanë kërkuar të fshihen incizimet.

Gazetarët kanë vendosur mos të fshijnë materialet e incizuara dhe më pas janë detyruar të hyjnë në zyrën e komunës dhe përsëri janë përballur me kërcënime të njëjta. Ato për së dyti kanë refuzuar të fshijnë materialet, dhe incidenti ka vazhduar në redaksinë e TV21 ku të njëjtat persona i janë kërcënuar kryeredaktorit se nuk guxon të publikojë asgjë nga materialet e regjistruara. Njëkohësisht, në televizionin ka ardhur policia, dhe personat që janë kërcënuar menjëherë janë larguar, ndërsa gazetari dhe kameramani kanë raportuar rastin në polici.


Sjellja e tillë e dhunshme dhe primitive, posaçërisht kur vjen nga ana e personave të afërt të figurave politike, është e papranueshme dhe paraqet sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së informimit. Kjo paraqet ndërhyrje klasike në kryerjen e punës së gazetarëve. I bëjmë thirrje kryetares Milikie Halimi të dënojë këtë sulm, ndërsa njëkohësisht kërkojmë hetim urgjent dhe efikas nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

SHGM do ta paraqesë këtë incident edhe në Platformën Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurinë e Gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori