Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka shfuqizuar vendimin për shkarkimin e pesë anëtarëve të anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Përmes një reagimi ata kanë thënë se është mbrojtur interesi i shtetit të Kosovës dhe në veçanti i shërbyesve civil.
“Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK), përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës i cili konstatoi se; vendimi për shkarkimin e 5 anëtarëve të KPMSHCK-së është kundër kushtetues. Në këtë formë është mbrojtur, në mënyrën më të mirë, interesi i Shtetit të Kosovës dhe Shërbyesve Civil në veçanti ngase, nuk do të duhej në asnjë formë Kuvendi i Kosovës të merret me këtë institucion të pavarur e që ne edhe më herët kemi thënë se është një lloj Gjykate e Shërbimit Civil dhe këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese duke e emërtuar si një lloj ’”tribunali” që nënkupton se kuvendi dhe politika duhet të mbajnë larg duart nga institucionet e pavarura kushtetuese”, thuhet në komunikatë.
Tutje, në reagim thuhet se “Kjo praktikë e sulmeve dhe etiketimeve pa asnjë justifikim ligjor mbi këto institucione është një pasqyrë jo e mirë edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe dëmton në masë të madhe imazhin e Shtetit të Kosovës, sepse në këtë formë krijon një precedentë të rrezikshëm që çdo qeveri dhe pushtet të merret me këto institucione në vazhdimësi, varësisht se cila parti është në pushtet”.
“Tendenca për të sulmuar këto institucione të pavarura është në kundërshtim me çdo normë dhe rregull dhe se Kuvendi i Kosovës dhe komisionet parlamentare nuk duhet të luajë rolin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës sepse përgjegjësit janë të ndara në këtë aspekt, andaj edhe nuk duhet të ndërhyhet në kompetenca të institucioneve tjera”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.
Po ashtu, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës kërkon nga kreu i Kuvendit të Kosovës dhe kryesia, që të merr masa ndaj atyre që kanë qenë promotor të këtyre proceseve me ç ‘rast siç shprehen ata “i është shkaktuar dëm i pariparueshëm institucionit më të lartë të vendit tonë Kuvendit të Kosovës, sepse çfarë mund të pritet nga institucionet tjera kur Kuvendi shkel Kushtetutën e Kosovës si dokumenti më i rëndësishëm i vendit”.
“Apelojmë që të mos kalohet pa llogaridhënie ata që kanë shkelë kushtetutën e vendit tonë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë