LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzonin fëmijët për të lypur, arrestohen pesë persona në Durrës

Shfrytëzonin fëmijët për të lypur, arrestohen pesë persona në Durrës
Foto: Ilustrim

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 5 shtetas, të cilët shfrytëzonin për të lypur fëmijët e tyre të mitur. 

Raportohet se personat në fjalë ishin zhvendosur në mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, drejt Durrësit për të shfrytëzuar fëmijët e tyre për të lypur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.


Policia e Durrësit në reagimin e saj zyrtar apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

“Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., Sh. K., A. B., R. B. dhe V. D., pasi nga verifikimet ka rezultuar se kishin ardhur në mënyrë të mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, për të shfrytëzuar për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 4-7 vjeç”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori