LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 6° fog

ShFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës në kushte të rënda, komuna thotë se janë planifikuar 30 mijë euro për investime

ShFMU “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës në kushte të rënda, komuna thotë se janë planifikuar 30 mijë euro për investime
Shkolla fillore e mesme e ulët "Shaban Idrizi" në Zhabar të Mitrovicës. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Arsimi është një ndër hallkat kryesore të shoqërisë, derisa institucionet arsimore duhet të ofrojnë kushte adekuate dhe një ambient cilësor për të gjithë nxënësit.

Por, në qytetin e Mitrovicës ka raste të shkollave që kanë probleme duke filluar nga çatia, dritaret e deri tek banjot, shkruan Telegrafi.

Një rast i tillë është shkolla fillore e mesme e ulët “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës.


Kjo shkollë është në gjendje të rëndë, duke filluar nga çatia e saj që pikon sa herë të bie shi deri tek banjot që kundërmojnë erë të rëndë.

Lidhur me këtë, Arta Sadiku nga Këshilli i Prindërve, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kushtet në këtë shkollë janë të rënda, derisa tregon se kur bie shi çatia e shkollës çdoherë pikon.

Çatia e kësaj shkolle. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Gati të gjithë xhamat lëkunden, nuk e di se si nxënësit po guxojnë të mbajnë mësim, dyert janë komplet të shkatërruara. Mësuesit dhe drejtoresha janë shumë të mirë, por nuk po ka ndihmë nga askush”, ka thënë Sadiku.

Ajo ka thënë se edhe bankat e karriget janë në “kushte të mjerueshme”, por potencon se problemi kryesor është se banjot kundërmojnë erë shumë të rëndë.

Sadiku ka treguar se gjithherë kërkesa kryesore si Këshill i Prindërve drejtuar komunës ishte rregullimi i çështjes së banjove.

Gjendja e banjove në këtë shkollë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Gjithmonë pika kryesore ka qenë banjot të rregullohen, kanë erë katastrofale, nuk e di se si fëmijët nuk po marrin ndonjë infeksion”, ka shtuar ajo.

Tutje ajo ka bërë të ditur se gjatë dimrit është shumë ftohtë në ambientet brenda shkollës, e gjithë kjo sipas saj, si mungesë e izolimit të duhur.

Ndërsa një prind në kushte anonimiteti për Telegrafin ka pohuar se gjendja në këtë shkollë është shumë e rëndë.

Ndërsa për erën e rëndë që kundërmon në banjo ka thënë se ka frikë që fëmijët do të preken nga ndonjë infeksion.

“Era e banjove është shumë e rëndë, kam frikë se fëmijët do të preken nga ndonjë infeksion”, ka thënë prindi.

Gjendja e banjove në këtë shkollë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Për këtë çështje, Komuna e Mitrovicës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se procedura e prokurimit për investim në këtë shkollë, në shumën prej 30 mijë euro, është në përfundim të prokurimit dhe nënshkrimit të kontratës.

Në përgjigjen e komunës bëhet e ditur se tualetet nuk janë të përfshira në këtë investim, transmeton Telegrafi.

Por, sipas komunës kjo shkollë do të renovohet në tërësi atëherë kur aplikojnë në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Gjendja e derës hyrëse në këtë shkollë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“ShFMU ‘Shaban Idrizi’ do të renovohet në tërësi në vitet pasuese sepse kemi planifikuar të aplikojmë në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, jemi në pritje të shpalljes së ardhshme publike dhe presim të kemi sukses në arritjen e marrëveshjes”, thuhet tutje në përgjigje.

Sipas tyre, në të kundërtën vitin e ardhshëm do të planifikohet projekt konkret për investime në banjot dhe nyjet sanitare të kësaj shkolle. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori