Bashkë me pjesën e bagazhit, në pjesën e përparme
Me Model S, Model X dhe Model 3, kompania Tesla e ka revolucionarizuar më mënyrën e automobilizmit, ndërsa me kamionin tërësisht elektrik Semi, bëhet përpjekje për ndryshime dhe në sistemin e transportit të mallrave, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, është thënë se ky kamion do të ketë autonomi prej 800 kilometrave dhe çmim duke filluar nga 131 mijë euro.
Ishte treguar edhe dukja që do të ketë, mirëpo tani i janë shfaqur disa pjesë nga afër. Ka befasuar bagazhi në pjesën e përparme dhe sistemi i hapjes së derës, derisa enterieri nuk i është parë.
Më herë, është thënë se ky kamion do të hyjë në prodhim gjatë këtij vitit, ndërsa më vonë është shtyrë për vitin që vjen.
Varësisht nga autonomia prej 480 apo 800 kilometrave, do të ketë edhe çmim prej 160 deri në 131 mijë eurove. /Telegrafi/