LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Nëse çmimet e produkteve rriten duhet të rritet edhe paga minimale

Sherifi: Nëse çmimet e produkteve rriten duhet të rritet edhe paga minimale

Deputeti nga radhët e Nisma-s, Bilall Sherifi, ka thënë se Ligji i punës është shumë pak i zbatueshëm.

Sherifi ka thënë se shkeljet e të drejtave të punëtorëve nuk raportohen nga punëtorët, për shkak që sipas tij kanë frikë nga punëdhënësi.

“Sa i përket respektimi të ligjit jemi një vend që ka zbatueshmëri të vogël. Shkeljet e të drejtave të punëtore nuk raportohen nga ata për shkak të frikës së marrjes ndonjë vendimi nga punëdhënësi. Shteti duhet të krijojë mekanizma që të mbrojë atë kategori për të cilën është krijuar ligji”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.


Sherifi ka thënë se paga minimale duhet të lëviz ashtu siç lëvizin çmimet e produkteve ushqimore.

“Nëse çmimet lëvizin duhet të lëvizë edhe paga minimale, me rritje të çmimeve të produkteve, duhet të rritet edhe paga minimale. Duhet të rregullohet kjo gjë me ekspert të ekonomisë, pra të krijohet një mekanizëm automatik, që për aq sa rriten çmimet e produkteve ushqimore, të rritet edhe paga minimale. Më shumë është fjalë se sa realitet kur thuhet se paga minimale i përgjigjet shportës së ushqimeve. Edhe paga minimale prej 250 eurosh nuk do të mbulonte shportën ushqimore. Pagat minimale nuk janë të mjaftueshme as në sektorin publik e lërë më tek privati”, ka thënë ai.

Ndërsa në Kuvend po diskutohet në lexim të parë Projektligji i punës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori