LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Miqësia me diktatorët nuk ekziston!

Sherifi: Miqësia me diktatorët nuk ekziston!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar pas kërcënimeve që presidenti turk, i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se raporti me diktatorin nuk është raport i bazuar në vlera të përbashkëta, të cilat zakonisht i bashkojnë udhëheqësit e vendeve dhe shoqërive demokratike.

Këto komente Sherifi i ka bërë pas zhvillimeve të fundit në mes Kosovës dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Postimi i plotë i Sherifit 


Miqësia me diktatorët nuk ekziston!

Raporti me diktatorin nuk është raport i bazuar në vlera të përbashkëta të cilat zakonisht i bashkojnë udhëheqësit e vendeve dhe shoqërive demokratike!

Raportet e mira me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit.

Pa marrë parasysh se sa shërbime mund t’i kryhen, “miqësia” me diktatorin përfundon në momentit e parë që refuzohet t’i shërbehet dhe të plotësohen kërkesat e tij!

Sado e panatyrshme të duket, kjo është natyra e vërtetë e “miqësisë” me diktatorin!

E vetmja rrugë për të dalë nga spiralja e raporteve të tilla disimetrike është që të mos i shërbehet kurrë diktatorëve! Rrugë tjetër nuk ka!

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
Haradinaj: Thaçi asnjë grimë nuk është i thyer, 90% ka ardhur veç për familjen

Haradinaj: Thaçi asnjë grimë nuk është i thyer, 90% ka ardhur veç për familjen

Lajme
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Mospajtime pas zgjedhjeve: Çfarë po ndodh në LDK?

Mospajtime pas zgjedhjeve: Çfarë po ndodh në LDK?

Politikë
Dorëzimi i të dhënave të bizneseve në KESCO, AIP ngre shqetësime për shkelje të të dhënave personale

Dorëzimi i të dhënave të bizneseve në KESCO, AIP ngre shqetësime për shkelje të të dhënave personale

Lajme
Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

Quni i LDK-së nuk përjashton bashkëqeverisjen me VV-në

Lajme
Kalo në kategori