LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi sekret serb e mori në pyetje Adriatik Kelmendin, reagon Natasha Kandiq

Shërbimi sekret serb e mori në pyetje Adriatik Kelmendin, reagon Natasha Kandiq

Rrjeti i pajtimit KOMRA, në reagimin e nënshkruar nga aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, i ka bërë thirrje Shërbimit sekret serb (BIA) në Serbi që t’i ndërpresë punët dhe veprat, të cilat e sipas këtij rrjeti rrezikojnë lirinë e shprehjes politike, lirinë e qarkullimit dhe aktivizmin në fushën e ballafaqimit rajonal me të kaluarën dhe me pajtimin.

Ky reagim i referohet marrjes në pyetje të drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, nga inspektorët e BIA-s, i cili në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal qe pjesë në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave, i cili është mbajtur në Beograd.

”Disa vite pa ndërprerë secilën herë nëpër kalime kufitare, aeroporte ose në arritjen në Beograd, inspektorët e BIA-s zhvillojnë biseda informative me gazetarin Adriatik Kelmendi, avokuesin publik të pajtimit rajonal, drejtorin e televizionit Klan Kosova, me seli në Prishtinë, duke e pyetur për arsyet e ardhjes dhe qëndrimet e tij politike”, thuhet në reagimin e KOMRA.


Sipas KOMRA-s, herën e fundit, BIA e ka marrë në pyetje në aeroportin ‘’Nikola Tesla“, kur ka arritur, në datën 17.12.2021, dhe me rastin e shkuarjes në datën 19.12.2021, pas pjesëmarrjes së tij [Adriatik Kelmendi] në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave, i cili është mbajtur në Beograd.

”Me sjelljet e këtilla, BIA vërteton se është fjala për një institucion plotësisht të çoroditur, gjysmë-privat, i cili vazhdon të sillet ndaj qytetarëve të Kosovës me dyshime dhe poshtërim të dinjitetit themelor njerëzor, si edhe në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë.

Me qëllim të parandalimit të sjelljes së mëtejme të paligjshme të BIA-së, do t’i informojmë liderët e dialogut Beograd – Prishtinë nën patronatin e BE-së, PE-së, Raportuesit të KB-ve për të vërtetën, drejtësinë, reparacionet dhe mos përsëritjen, Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës dhe të Dërguarit të Veçantë të Departamentit të Shtetit për dialogun Serbi – Kosovë”, thuhet mes tjerash në reagim, të nënshkruar nga Natasha Kandiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori