Sheqerinska: Ndodhitë në Uashington janë paralajmërim se armiqtë e demokracisë nuk guxojmë t’i nënvlerësojmë
![Sheqerinska: Ndodhitë në Uashington janë paralajmërim se armiqtë e demokracisë nuk guxojmë t’i nënvlerësojmë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/Sheqerinska-780x439.png)
Nuk më besohej derisa i shikoja pamjet e dhunës dhe kaosin në Uashington. Sikurse më 27 prill 2017 nuk më besohej se kjo është e mundur të na ndodhë edhe neve në dhomën më të lartë ligjdhënëse. U dëshmua se demokracia mund të rrezikohet në mënyrë serioze kur një fuqi politike është në duart e njerëzve për të cilët funksioni është më i rëndësishëm se shteti dhe të cilët stimulojnë ndasi, urrejtje dhe dhunë vetëm për ta ruajtur atë, shkroi sot në profilin e saj në fejsbuk ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Kur kjo ndodhi tek, thekson ministrja, ishte një shok i madh, kur ndodhë në një demokraci të vjetër pas qindra tranzicionesh të qeta të pushtetit, është paralajmërim: se armiqtë e demokracisë nuk duhet t’i nënvlerësojmë dhe se ata ushqehen nga ndasitë, gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat, manipulimet dhe dozat e larta të urrejtjes së stimuluar.
“Ky është mësim për mbarë botën”, potencoi Shekerinska.
Duke bërë paralele me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ajo theksoi se policia nuk ka lejuar asnjë anëtar i Kongresit të sulmohet ose lëndohet dhe se një shumicë e madhe e Partisë republikane e ka kundërshtuar qartë dhunën dhe hyrjen në Kongres.
“Nënkryetari aktual Pens, megjithë presionet dhe thirrjet e mëdha nga Trampi, mbeti i vendosur dhe e siguroi transferimin e pushtetit pas disa orësh. Ai nuk iku, nuk zvarriti, nuk kërkoi “garanci” qesharake. E respektoi vullnetin e qytetarëve. Dhe jo vetëm kaq. Pavarësisht nga besnikëria partiake dhe personale ndaj Trampit, ai në fund porositi qartë: “Ju që sollët prishje të rendit dhe dhunë në Kapitullin tonë, nuk fituat. Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton. Kjo është akoma shtëpia e qytetarëve. Dhe siç u mblidhëm përsëri këtu, bota do të dëshmojë edhe një herë qëndrueshmërinë dhe forcën e demokracisë sonë”, theksoi Shekerinska.
Shumica e gazetarëve dhe analistëve në SHBA, thotë ajo, nuk kanë hezituar të përdorin fjalën e duhur “terroristë” për ata që duan të provokojnë me dhunë një përmbysje politike kundër vullnetit të njerëzve.
“Demokracia amerikane mbijetoi. Sikurse mbijetoi e jona para më pak se katër vjet. Ne duhet të jemi krenarë që mbijetuam dhe u rikuperuam nga trauma. Por disa njerëz duhet të kenë ende turp që edhe dhuna nuk i bëri të vetëdijshëm madje edhe sot ata nuk kanë forcë ose virtyt të dënojnë dhe të distancohen. Nuk kishte asnjë Pens ose Bush midis tyre. Amerika sapo na e kujtoi atë!”, shkroi Shekerinska në fund të statusit të saj në Fejsbuk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-780x439.jpg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re