Sot me fillim në ora 12:30 në Kopshtin zoologjik në Shkup, do të mbahet shënimi tradicional i Javës Evropiane të imunizimit, nën moton “Mbro, parandalo, vaksino!“, në organizim të Ministrisë për shëndetësi, Shtëpisë së shëndetit Shkup dhe Institutit për shëndet publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë ngjarje me pikët e tyre ritmike dhe recitalet do të prezantohen nxënës të më tepër shkollave fillore nga Shkupi, fëmijë nga kori “Bilbili i artë” dhe përfaqësuesja e Eurosongut për fëmijë. Ky është shënimi i 11 i Javës Evropiane të imunizimit, i cili organizohet në bashkëpunim me Zyrën e organizatës botërore të shëndetësisë në Maqedoni.
– Vazhdimisht kujdesemi për shëndetin e fëmijëve dhe e modernizojmë kalendarin për imunizim. Nga viti i kaluar, për herë të parë kemi filluar me vaksinat polivalente në Republikën e Maqedonisë. Tërësisht ka filluar me vaksinimi me vaksina pesëvalente dhe gjashtëvalente, nga të cilat tashmë janë harxhuar rreth 50.000 doza. Me vaksinat polivalente dukshëm është zvogëluar numri i injektimeve, nga 13 në 7 herë në periudhën deri në moshën 18 mujore. Vetëm me një injektim më të rinjtë mbrohen nga shumë sëmundje, ndërsa me vaksinimin e rregullt arrijmë imunitet kolektiv dhe gjendje të qëndrueshme epidemiologjike. Po ashtu, edhe prindërit kanë mundësi që falas ti vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinë kundër sëmundjeve streptokokë, vaksinë e cila nuk është e obligueshme ndërsa është e dedikuar për fëmijë të moshës nga gjashtë javë deri në 5 vjeç. Kjo vaksinë mbron nga më tepër sëmundje, siç janë pneumonitë e rënda, ndezja e veshit, meningjiti, sidomos tek fëmijët e vegjël dhe fëmijët me imunitet të dobësuar, njoftuan nga Ministria e shëndetësisë./Telegrafi/