LAJMI I FUNDIT:

Shenjat e “zgjuara” të trafikut në Washington zbulojnë përdorimin e telefonit dhe paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve

Shenjat e “zgjuara” të trafikut në Washington zbulojnë përdorimin e telefonit dhe paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve

Ngasja e shpërqendruar konsiderohet një krizë në botë, duke marrë mijëra jetë në vit sipas shifrave federale në SHBA.

Tani, teknologjia e re që vjen në Washington DC këtë javë shpreson të inkurajojë shpejt shoferët që të heqin telefonat e tyre dhe ta marrin më seriozisht vozitjen e sigurt, transmeton Telegrafi.

“Ngasja e shpërqendruar është një krizë në rrugët tona”, tha Rick Birt nga zyra e Sigurisë së Autostradave të D.C.


Ai shtoi, se “rreth 3,500 njerëz humbin jetën në shkallë kombëtare në aksidente shpërqendruese”.

Teknologjia e re e quajtur Smart Sign – që ky rajon po e teston është krijuar për të ndryshuar sjelljen e keqe të shoferëve.

Ja si funksionon. Pjesa e parë e teknologjisë është një sensor që përdor teknologjinë laserike dhe sensor të nxehtësisë, për të zbuluar nëse një shofer mban një celular.

Nëse është kështu, sensori i dërgon një mesazh një tabele aty pranë që do t’i ndezë fjalët “lëre telefonin”.

Nëse shoferi nuk ka vendosur rripin e sigurimit, tabela do të pulsojë “lidhu” dhe nëse shoferi është duke ecur me shpejtësi, tabela do të thotë “ngadalëso”. /Telegrafi/