Shembet ndërtesa dykatëshe në Napoli, humbin jetën vëlla e motër

Një ndërtesë dykatëshe është shembur në jug të provincës italiane të Napolit, ku si pasojë humbën vëllai me motrën, kurse e ëma e tyre dhe një grua të moshuar kanë mbetur nën rrënoja.
Këtë e kanë bërë të ditur ekipet e zjarrfikësve në Italisë, që shpërndanë pamje në kanale të ndryshme në Telegram.
Zjarrfikësit thanë se ishte rrjedhja e gazit që shkaktoi një shpërthim që shembi ndërtesën, transmeton Telegrafi.
Ekipet e shpëtimit në qytetin Saviano kanë gjetur trupin e 6-vjeçarit dhe motrës së tij 4-vjeçe, duke theksuar se babai dhe vëllai i tyre i porsalindur janë gjetur gjallë.
Kryebashkiaku Vincenzo Simoneli ka dalë në vendin e ngjarjes, nga ku u tha gazetarëve se ndërtesa është shembur vetvetiu për faktin se ishte në gjendje të keqe. /Telegrafi/




















































