LAJMI I FUNDIT:

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë takon kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë takon kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Një ditë pasi e ka kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës, lidhur me përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar sot kryesuesin e këtij këshilli, Jetish Malokun.

Shefi I Zyrës së Be-së, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjatë takimit me Malokun kanë diskutuar lidhur me performancën e sistemit prokurorial dhe se janë dakorduar që të intensifikojnë bashkëpunimin në mes institucioneve.

“Pas seancës së djeshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot jam takuar me kryesuesin e KPK-së, z. Jetish Maloku, për të diskutuar mbi përformancën e sistemit prokurorial. Ne ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin tonë që synon të japë drejtësi për njerëzit e Kosovës në mënyrë efikase dhe të paanshme”, ka shkruar Szunyog, transmeton Telegrafi.


Këshilli Prokurorial i Kosovës të mërkurën në mënyrë unanime ka votuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Ndryshe, shefi i BE-së në Kosovë të mërkurën është shpreh i zhgënjyer dhe i habitur për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Ai ka thënë se BE-ja në vazhdimësi ka thirrur për një proces të drejtë dhe meritor, e që sipas tij KPK i ka shpërfillur këto parime.

Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier si dhe OJQ-të në Kosovë.

Të mërkurën tri organizata të shoqërisë civile i kanë kërkuar presidentes të mos e dekretojë Isufajn për kryeprokuror të vendit.

Konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 12 janar 2022, kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori