LAJMI I FUNDIT:

Shefi i ri i EULEX-it takohet me kryesuesin e KPK-së: Sistemi prokurorial i Kosovës duhet të qëndrojë i pacenuar ndaj çfarëdolloj ndërhyrjeje politike

Shefi i ri i EULEX-it takohet me kryesuesin e KPK-së: Sistemi prokurorial i Kosovës duhet të qëndrojë i pacenuar ndaj çfarëdolloj ndërhyrjeje politike

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka zhvilluar një takim me shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano me të cilin ka biseduar për angazhim të përbashkët për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kryesuesi Maloku, falënderoi shefin e EULEX-it, Barbano, për vizitën e tij në Këshillin Prokurorial dhe e përgëzoi për mandatin e tij, duke theksuar së sistemi prokurorial është i përkushtuar për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me këtë mision për të garantuar fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, bazuar në praktikat dhe standardet më të mira të BE-së.

“Me këtë rast, shefi i EULEX-it, shprehu falënderimin e tij për pritjen e bërë dhe gatishmërinë e misionit që udhëheq për të ofruar edhe më tutje mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme për sistemin prokurorial, në mënyrë që të ketë”, thuhet në njoftim.


Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar që sistemi prokurorial i Kosovës duhet të qëndrojë i pacenuar ndaj çfarëdolloj ndërhyrjeje politike dhe ndaj çfarëdolloj ndërhyrjeje tjetër qoftë brenda apo jashtë sistemit prokurorial.

“Në mënyrë që të realizojë si duhet misionin e tij të pavarur, të paanshëm dhe transparent në të gjitha angazhimet e tij dhe në përputhje me mandatin ligjor dhe kushtetues”.

Tutje bëhet e ditur se në kuadër të këtij takimi, për shkak të rëndësisë së bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar, të dyja palët u pajtuan që të ecet më tutje në rrugën përpara dhe të ketë angazhim të shtuar për tejkalimin e sfidave për realizmin  e misioneve të përcaktuara për rritjen e objektivave që ndikojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
A ka përçarje mes LVV-së dhe partisë Guxo?- flet Faton Peci

A ka përçarje mes LVV-së dhe partisë Guxo?- flet Faton Peci

Politikë
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Politikë
Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës: Një i vdekur dhe tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori