Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav pritet që së shpejti të nis një detyrë të re në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur Matti Maasikas, Sekretar i Përgjithshëm në detyrë në Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS), i cili i ka shprehur falënderimet dhe urimet e tij të ngrohta Oravit, për detyrën e re në Turqi.


Në një postim në rrjetin social “X”, Maasikas ka shkruar se Orav ka bërë punë të shkëlqyer në Kosovë.

“Faleminderit Aivo Orav për punën e shkëlqyer të bërë në Kosovë! Do të mungosh shumë. Urime për detyrën tënde të re në Turqi dhe jam shumë i lumtur të vazhdoj të punojmë së bashku – ashtu si kemi bërë gjatë dekadave në role të ndryshme”, ka shkruar Maasikas.

Në fotografitë e ndara me postimin, Maasikas dhe Orav shihen duke shkëmbyer përshëndetje përpara godinës së EEAS, duke simbolizuar bashkëpunimin e gjatë dhe të frytshëm mes tyre.

Aivo Orav ka shërbyer si shef i Zyrës së BE-së në Kosovë në një periudhë të rëndësishme për zhvillimet politike dhe integruese të Kosovës, duke mbështetur proceset demokratike dhe bashkëpunimin rajonal.

Aivo Orav kishte marrë detyrën e tij si drejtues i Zyrës së BE-së në Kosovë më 2 shtator 2024. Para Orav në Kosovë kishte shërbyer Thomas Szunyog./Telegrafi/