I dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka zbuluar strategjinë e Washingtonit sa i përket Ballkanit. Sipas të përditshmes serbe Novosti, Palmer ka konfirmuar se qëllimi i SHBA-së është që Beogradi dhe Prishtina ta njohin pavarësinë e njëra-tjetrës.
Washintoni dëshiron që ta çlirojë Ballkanin nga “përqafimi i Rusisë”, duke i nxitur vendet e rajonit drejt NATO-s, kurse Beogradin dhe Prishtinën synon t’i detyrojë ta njohin njëra-tjetrën, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj të përditshme serbe, në arritjen e këtyre qëllimeve SHBA po përgatit tërë “arsenalin” kundër Serbisë, përfshirë këtu edhe Rezolutën për vëllezërit Bytyqi të miratuar disa ditë më parë në Kongresin amerikan.
E pikërisht për këtë strategji ka folur Matthe Palmer, zëvendësndihmës i Sekretarit amerikan dhe njëherit i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Duke folur para Këshillit për Punë të Jashtme në Senat, Palmer ka porositur se në mesin e prioriteteve të shumta të SHBA sa i përket Ballkanit, është normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ai tha se SHBA pret nga Qeveria e re në Kosovë ta heq taksën për mallrat serbe, duke shtuar se ka qortuar Serbinë që të mos vazhdojë me fushatën “për deligjitimimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
“Me fushatën që e ka bërë për t’i bindur vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës dhe bllokimin e anëtarësimit nëpër organizata ndërkombëtare siç është Interpoli, Beogradi vetëm sa i ka bërë më keq bashkëpunimit të policisë ndërkombëtare, duke prishur atmosferën e kompromisit”, ka deklaruar Palmer.
Sipas zyrtarit amerikan një veprim i tillë ngadalëson përparimin e arritjes së marrëveshjes, për të cilën Serbia ka nevojë nëse dëshiron të jetë në BE.
Gjithashtu Palmer tha se SHBA-të janë të gatshme që me një angazhim më të madh politik të ndihmojnë palët të arrijnë marrëveshje.
Në anën tjetër ka kritikuar BE-në për bllokadën që i kanë bërë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke dërguar një mesazh të keq te Beogradi dhe Prishtina, të cilat do ta kuptojnë këtë si një akt që sado që do ta bënin një gabim të vogël apo të marrin ndonjë vendim, nuk do t’i afrohen familjes së madhe evropiane. Një situatë e tillë sipas Palmerit, i mundëson Rusisë, Kinës dhe akterëve tjerë ta forcojnë ndikimin në Ballkan.
“Qëllimi primar i Rusisë është që të pengojë integrimin e Ballkanit në BE dhe NATO, ta mbajë të ndarë, të dobët dhe të varur nga përkrahja politike e Moskës dhe gazit të saj. Rusia dëshiron të ndalë bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, është aduti kryesor i Moskës kur është fjala për Serbinë”, ka shtuar Palmer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht