LAJMI I FUNDIT:

SHBA – sanksione të reja kundër Rusisë

SHBA – sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj një ish-spiuni rus dhe vajzën e tij më 2018, duke përdorur një gaz nervor, duke arsyetuar një vendim të tillë se “ky akt ka rrezikuar mijëra e jetëve”, transmeton New York Post.

Sanksionet, të cilat do të hyjnë më vonë këtë muaj për një vit, do të dëbojnë Rusinë nga shërbimet bankare amerikane, përfshirë financimin e borxhit, dhe do të parandalojnë qeverinë e Vladimir Putin që të blejë produkte amerikane për  programin e armëve kimike dhe biologjike.

Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv të enjten vonë, duke shqiptuar një raund tjetër të sanksioneve ndaj Moskës, e cila mohoi çdo përfshirje në çështjen Skripalj.


SHBA tashmë ka vendosur sanksione ndaj Rusisë në vitin 2018 për përdorimin e armëve kimike dhe shkeljen e ligjeve ndërkombëtare.

Ish-spiuni i dyfishtë Sergei Skripalj dhe vajza e tij Julia u gjetën të helmuara në Salisbury më 4 mars 2018 dhe një kimikate helmuese ishte në dorezën e derës.

Ata kanë qenë në gjendje kritike në spital me javë të tëra. Londra ka akuzuar Moskën se qëndron pas helmimit, duke pretenduar se kishte përdorur një lloj gazi nervor të zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik.

Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se një program që synon zhvillimin e një substance të tillë nuk ekzistonte as në Bashkimin Sovjetik dhe as në Rusi./KP.

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori