LAJMI I FUNDIT:

SHBA miraton shitjen e sistemit raketor për Rumaninë

SHBA miraton shitjen e sistemit raketor për Rumaninë

Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e sistemit raketor për Rumaninë në vlerë prej 1,25 miliard dollarësh.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia amerikane për bashkëpunim të sigurisë.

Kompania amerikane Lockheed Martin, e cila merret me hapësirë, mbrojtje dhe zhvillim të teknologjisë së re, është prodhuesi kryesor i këtij sistemi të armatimit, transmeton KosovaPress.


Agjencia për bashkëpunim të sigurisë, e cila është në kuadër të Pentagonit, ka njoftuar Kongresin amerikan për mundësinë e shitjes.

Rumania ka kërkuar nga SHBA 54 sisteme të artilerisë raketore.