LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe Kanada zbulojnë katër aeroplanë rusë dhe kinezë në afërsi të Alaskës

SHBA-ja dhe Kanada zbulojnë katër aeroplanë rusë dhe kinezë në afërsi të Alaskës

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) ka zbuluar gjithsej katër aeroplanë bombardues kinezë dhe rusë që fluturonin pranë Alaskës.

“Ky aktivitet rus në Alaska nuk shihet si një kërcënim dhe NORAD do të vazhdojë të monitorojë aktivitetin e konkurrentëve pranë Amerikës së Veriut”, tha komanda në një deklaratë.

Bëhet e ditur se Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se aeroplanët ushtarakë rusë dhe kinezë po kryenin patrulla të përbashkëta ajrore mbi ujërat e deteve Chukchi, Bering dhe Paqësorit të Veriut, por këmbënguli se ata iu bindën rreptësisht dispozitave të ligjit ndërkombëtar dhe nuk kishte shkelje të hapësirës ajrore të vendeve të huaja.


Grupi i aeroplanëve përbëhej nga transportues raketash strategjike Tu-95MS që i përkisnin Forcave Ajrore Ruse dhe bombardues strategjik H-6K të Forcave Ajrore Kineze, të mbuluar nga aeroplanët Su-30SM dhe Su-35S, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, misioni i përbashkët zgjati më shumë se pesë orë dhe gjatë fluturimit ata u shoqëruan nga të tjerë aeroplanë luftarakë.

Patrulla e përbashkët ajrore u mbajt si pjesë e planit të bashkëpunimit ushtarak ruso-kinez.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka konfirmuar gjithashtu se patrullimet e përbashkëta strategjike ajrore janë kryer sipas një plani vjetor të angazhimit ushtarak, e që sipas saj nuk kanë “asnjë lidhje me situatën aktuale ndërkombëtare”.

Ndryshe, kjo lëvizje vjen më pak se dy javë pasi forcat detare të Kinës dhe Rusisë filluan një stërvitje të përbashkët ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori