SHBA arreston dhëndrin e bin Ladenit

Zyrtarët thanë se Sulaiman Abu Ghaith pritet që të premten të përballet me seancën dëgjimore në Nju Jork në lidhje me akuzat për terrorizëm.
Ghaith thuhet se u arrestua në Jordani, pas një paraburgimi fillestar në Turqi, dhe u dërgua në New York, transmeton Rel.
Departamenti i Drejtësisë tha Ghaith akuzohet se ka bërë komplot “për të vrarë shtetasit e Shteteve të Bashkuara”.
Prokurori i Përgjithshëm Erik Holder tha se arrestimi tregon se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të dorëzohen në ndjekjen e militantëve të Al-Qaedas, që fajësohen për kryerjen e sulmeve me avionët e rrëmbyer më 11 shtator të 2001-së.
Ghaith, thuhet të jetë rreth 47 vjeç dhe të ketë lindur në Kuvajt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































