LAJMI I FUNDIT:

Shay Mitchell bëhet nënë për herë të parë

Shay Mitchell bëhet nënë për herë të parë
Shay Mitchell (Foto: Mike Coppola/Getty Images for MTV/Guliver)

Aktorja dhe modelja e famshme kanadeze, Shay Mitchell, është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i “Pretty Little Liars” dhe “You” ka njoftuar për ardhjen në jetë të bebes së saj të dielën përmes një postimi të publikuar në Instagram.

Mitchell ka publikuar një fotografi duke ia mbajtur dorën fëmijës së saj së porsalindur me përshkrimin, “Kurrë nuk do të lëshoj”.


https://www.instagram.com/p/B33OLjyliWe/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Aktorja 32-vjeçare dhe i dashuri i saj, Matte Babel, 38-vjeçar, bënë të ditur se do bëhen prindër për herë të parë përmes një video të publikuar në platformën YouTube.

Shay Mitchell realizon video të veçantë në shtatzëni, shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur
Lexo po ashtu Shay Mitchell realizon video të veçantë në shtatzëni, shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Ata po ashtu treguan se do e dokumentojnë gjithë shtatzëninë duke publikuar video të ndryshme në YouTube me titullin “Almost Ready”, që në shqip do të thotë “Pothuajse gati”.

Në janar Mithcell ka ndarë disa postime në InstaStory, ndërsa tregon se ajo kishte pësuar një abort gjatë vitit të kaluar.

“Mbështetja dhe përzemërsia që aq shumë prej jush tregojnë për mua më bëni më të lehtë, madje edhe në ditët e mia më të errëta, njëra prej të cilave ndodhi vitin e kaluar pasi humba fëmijën e shpresave dhe ëndrrave të mia”, ka shkruar ajo.

“Në frymën e vitit të ri, unë mendoj se duhet të kujtojmë se të gjithë jemi në këtë udhëtim së bashku – në kohë të mira dhe në të këqija – dhe të kujtojmë veten se ne rrallë me të vërtetë i dimë ose i kuptojmë luftërat dhe vështirësitë që njerëzit e tjerë po kalojnë”, vazhdon më tej Mitchell. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BzSCfNgnZGL/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
G Bani flet në studio pas përjashtimit: Nuk e sulmoi një shqiptar i Shqipërisë një të Kosovës - unë vet kam prejardhje të largët nga Gjakova

G Bani flet në studio pas përjashtimit: Nuk e sulmoi një shqiptar i Shqipërisë një të Kosovës - unë vet kam prejardhje të largët nga Gjakova

Magazina
Kalo në kategori