Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ka theksuar se rritja e çmimeve të shërbimeve publike kyçe ka tejkaluar rritjen e pagave, duke çuar në një rënie të standardit të jetesës për qytetarët.
Sipas Shatrit, inflacioni ka ndikuar në mënyrë drastike që nga viti 2015, me rritje të çmimeve për ushqimet dhe pijet alkoolike prej 47%, ndërsa shërbimet e ujit dhe energjisë janë rritur mesatarisht me 21%.
Rritja e shpenzimeve në shëndetësi, transport dhe arsim ka qenë gjithashtu e konsiderueshme, përderisa paga mesatare është rritur vetëm 12%.
“Unë i kam nxjerrë disa të dhëna në krahasim me vitin 2015, sepse deri në vitin 2020 inflacionet kanë qenë të papërfillshme, prej 2021 është shumë më e lartë. Ushqimi dhe pijet alkoolike janë shtrenjtuar 47 për qind, ne fund të vitit 2023 krahasim me vitin 2015, sepse deri ne vitin 2020 nuk ka pasur inflacion që meriton të përmendet”, ka theksuar ai në RTV Dukagjini.
Shatri e ka cilësuar këtë rritje të shpejtë të çmimeve si një ngarkesë të padurueshme për qytetarët, duke e konsideruar si një formë takse që nuk është paguar në shërbimet publike.
“Uji dhe energjia mesatarisht 21 për qind janë shtrenjtuar, shëndetësia 16 për qind, transporti 18 për qind, arsimi 31 për qind. Kur krahasohen me rritje të pagave që ishte mesatarja 12 për qind do të thotë rritja e pagave ka shkuar shumë më ngadalë çmimet e këtyre shërbimeve ka shkuar dyfish më shpejt përpara, që i bie një rënie e standardit jetësor , që i bie në një formë i ke marrë prej qytetarëve në formë taksave dhe nuk ua ke kthyer si shërbim”, ka deklaruar Shatri.
Shatri, ka shprehur shqetësimin për ngarkesën që po krijon rritja e çmimeve në sektorin e shërbimeve publike, sidomos në energjinë elektrike.
Në emisionin “Debat Analizë”, ai ka theksuar se qytetarët po përballen me sfida të mëdha financiare për shkak të kostove të rritura të jetesës.
Duke iu referuar të dhënave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), Shatri ka theksuar se çmimi mesatar i shitjes së energjisë elektrike për 10 muajt e vitit 2024 ka arritur në 8.1 cent/kWh (pa TVSH), nga 5.6 cent/kWh në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 70%.
“Me të drejtë janë të shqetësuar qytetarët për ngarkesën që bëhet në fondin e pagave dhe për shpenzimet për shërbimet publike. Një pjesë specifike e këtyre shpenzimeve është energjia elektrike, çmimi i së cilës është rritur mbi 40% gjatë vitit 2023, sipas llogaritjeve të mia”, ka theksuar Shatri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës