LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës brodbend në mbarë vendin

Shaqiri: Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës brodbend në mbarë vendin

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) Jeton Shaqiri sot ka pritur në takim përfaqësuesit e “Deutsche Telekom”, të udhëhequr nga Mark Vasic – Drejtor për çështje rregullatore ndërkombëtare, si dhe drejtori i “Telekomit të Maqedonisë” së Veriut, Nikolla Lushev.

Sipas njoftimit të MSHIA-s, në takim, ministri Shaqiri ka shprehur mirënjohje të lartë ndaj Telekomit për asistencën e dhënë ndaj bizneseve të goditura nga pandemia, ku së bashku me Qeverinë u ndihmuan për mbi 200 kompani të vendit, që kryejnë shërbime të konektivitetit, cloud, e-tregti, etj. Me këtë akt Telekomi është inkuadruar në masat nga pakoja e pestë ekonomike e Qeverisë për zbutjen e efekteve negative nga pandemia e Kovid19”, informon MSHIA.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e përmirësimit të infrastrukturës broadband në zonat problematike, zonat e bardha dhe gri, ku amvisëritë kanë vështirësi apo nuk kanë mundësi konektiviteti për momentin.


“Si një nga rajonet më problematike për të cilin muajve të ardhshëm do të kërkojmë zgjidhje të përbashkët është rajoni i Dibrës, si dhe vendbanime tjera rurale. Në takim ministri Shaqiri, ka theksuar edhe rëndësinë e implementimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke inkurajuar Telekomin për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në kontaktet me klientët, me çka dhe do të përmirësohet eksperienca e klientëve shqiptarë, si dhe mundësinë e përmirësimit të përfaqësimit adekuat në strukturat udhëheqëse të Telekomit të Maqedonisë, duke marrë parasysh meritokracinë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori