LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri për finalen e Ligës së Kampionëve: Të bashkuar mund të arrijmë shumë

Shaqiri për finalen e Ligës së Kampionëve: Të bashkuar mund të arrijmë shumë
Liverpool (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Xherdan Shaqiri ka motivuar bashkëlojtarët e tij para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, të cilën Liverpooli e zhvillon ndaj Tottenham Hotspur.

Liverpooli dhe Tottenhami do të ndeshen në finalen e madhe të 1 qershorit në Wanda Metropolitano.

Ka disa ditë që Reds kanë udhëtuar drejt Spanjës në Marbella për t’u përgatitur sa më mirë dhe sipas yllit shqiptar kjo është pozitive pasi të bashkuar mund të arrijnë shumë.


Shaqiri nuk di si ta përshkruajë fitoren e Liverpoolit: Është e mahnitshme ajo që ndodhi këtu, jam i tronditur!
Lexo po ashtu Shaqiri nuk di si ta përshkruajë fitoren e Liverpoolit: Është e mahnitshme ajo që ndodhi këtu, jam i tronditur!

“Gjëja më e rëndësishme për një grup të madh është që të jenë të bashkuar”, ka thënë fillimisht Shaqiri për Liverpoolfc.com.

Shaqiri duke festuar një gol së bashku me bashkëlojtarët (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Gjithsesi, mund të arrijmë shumë – dhe e pamë atë në disa ndeshje, veçanërisht ato kundër Barcelonës”.

“Ne kishim disa lojtarë që nuk luajtën, kështu që treguam se bashkimi ynë është shumë i fortë. Kjo është shumë e rëndësishme gjithnjë, sidomos për këtë lojë”.

Klopp: Shaqiri dhe Fabinho pjesë e rëndësishme e Liverpoolit
Lexo po ashtu Klopp: Shaqiri dhe Fabinho pjesë e rëndësishme e Liverpoolit

“Gjithmonë është mirë të shkosh në një kamp trajnimi, të qëndrosh gjithë ditën së bashku, të shijosh diellin, të stërvitesh fort dhe për grupin, është gjithmonë e rëndësishme të qëndrosh së bashku”.

“Kjo ju jep fuqi për ditët e ardhshme dhe shpresojmë për lojë”, përfundoi ylli me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori